Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202412301451174250ligj%20nr.%20124%2C%20dt.%2019.12.2024.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a136b4-7361-7433-b009-68417d55f5d2
Elsewhere
Sourcekuvendiwebfiles.blob.core.windows.net
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":35898,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a134de-34ce-7397-96c2-6f3376f2ec76","original_sha256":"93fbe004ced8ce0551defe9f9797c586622d86aea3a64d05ef3eed57d2c165c4","parsed_text_sha256":"3511062490d9dce5fbba99f38f0d98b3395f65946881cf01a4212c19933a6225","source_url":"https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202412301451174250ligj%20nr.%20124%2C%20dt.%2019.12.2024.pdf","start_byte":23947},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"dhe sindikaliste, me kusht që përpunimi të lidhet vetëm me anëtarët ose ish-anëtarët e organizatës\n\nose me persona që kanë kontakte të rregullta me të në kuadër të veprimtarisë së saj, si dhe që të\n\ndhënat personale të mos përhapen jashtë organizatës pa pëlqimin e subjekteve të të dhënave;\n\nd) lidhet me të dhëna që janë bërë haptazi publike nga subjekti i të dhënave dhe përpunimi është\n\ni nevojshëm për realizimin e një interesi të ligjshëm;\n\ndh) është i nevojshëm për paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte,\n\ndetyrimi apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës ose autoriteteve publike;\n\ne) është i nevojshëm për përmbushjen e një interesi publik thelbësor bazuar në legjislacionin në\n\nfuqi, i cili është proporcional me qëllimin e ndjekur, respekton thelbin e së drejtës së mbrojtjes së të\n\ndhënave;\n\në) është i nevojshëm për qëllime të mjekësisë parandaluese ose në kuadër të dëmeve të shëndetit\n\nnë punë, për vlerësimin e aftësisë për punë të punonjnjësit, për diagnostikimin mjekësor, për ofrimin,\n\ntrajtimin ose menaxhimin e shërbimeve shëndetësore ose të kujdesit shëndetësor sipas ligjit ose në\n\nzbatim të një kontrate me një profesionist të kujdesit shëndetësor dhe me kusht që përpunimi të\n\nkryhet nga punonjës që i nënshtrohet sekretit profesional apo punonjës nën përgjegjësinë e tij ose\n\nnga një person tjetër që i nënshtrohet sekretit profesional;\n\nf) është i nevojshëm për arsye të interesit publik në fushën e shëndetit publik, mbrojtjen nga\n\nkërcënimet serioze ndërkufitare, për shëndetin ose garantimin e standardeve të larta të cilësisë dhe\n\nsigurisë së kujdesit shëndetësor e produkteve ose pajisjeve mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi që\n\ngaranton masa të përshtatshme mbrojtëse, në veçanti, detyrimin për ruajtjen e sekretit profesional të\n\npersonave që përpunojnë të dhënat personale;\n\ng) është i nevojshëm për qëllime arkivimi për interes publik, për qëllime historike, kërkimore,\n\nshkencore ose qëllime statistikore, në përputhje me nenin 45 të këtij ligji.\n\nNeni 10\n\nPërpunimi i ligjshëm i të dhënave penale\n\n\nPërpunimi i të dhënave penale kryhet vetëm nën kontrollin e autoritetit kompetent ose kur\n\npërpunimi autorizohet me ligj, duke siguruar mbrojtje të përshtatshme për të drejtat dhe liritë e\n\nsubjekteve të të dhënave. Regjistri i gjendjes gjyqësore mbahet nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e\n\nMinistrisë së Drejtësisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi\n\n.\n\nNeni 11\n\nPërpunimi që nuk kërkon identifikim\n\n\n1. Nëse qëllimet për të cilat një kontrollues përpunon të dhëna personale nuk kërkojnë\n\nidentifikimin e një subjekti të dhënash nga kontrolluesi ose ky identifikim nuk është më i nevojshëm,\n\nkontrolluesi nuk është i detyruar të mbajë, të marrë ose të përpunojë informacion shtesë për të\n\nidentifikuar subjektin e të dhënave, me qëllimin e vetëm për respektimin e këtij ligji.\n\n8\n\n2. Kur në rastet e përmendura në pikën 1 të këtij neni kontrolluesi vërteton se nuk është në gjendje\n\ntë identifikojë subjektin e të dhënave, kontrolluesi informon subjektin e të dhënave, sipas rastit. Në\n\nkëto raste, nenet 13 - 20 të këtij ligji nuk zbatohen, me përjashtim të rastit kur subjekti i të dhënave\n\njep informacion shtesë për të mundësuar identifikimin e tij, për të ushtruar të drejtat e parashikuara\n\nnga këto nene.\n\nKAPITULLI II\n\n\nTË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE\n\nSeksioni 1\n\nTransparenca me subjektet e të dhënave\n\nNeni 12\n\nKomunikimi me subjektin e të dhënave dhe mënyrat e ushtrimit të të drejtave nga subjekti i të dhënave\n\n\n1. Kontrolluesi merr të gjitha masat e përshtatshme për t’i dhënë subjektit të të dhënave çdo\n\ninformacion dhe zhvillon çdo komunikim sipas neneve 13 - 20 të këtij ligji për përpunimin e të\n\ndhënave të tij në formë koncize, transparente, të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, duke\n\npërdorur gjuhë të qartë dhe të thjeshtë, veçanërisht për sa i takon informacionit që i drejtohet në\n\nmënyrë specifike një të mituri. Informacionet ofrohen me shkrim ose me çdo mjet tjetër, si dhe kur\n\nështë e përshtatshme me mjete elektronike. Kur kërkohet nga subjekti i të dhënave, informacioni\n\nmund të ofrohet në formë verbale, me kusht që identiteti i subjektit të të dhënave të provohet me\n\nmjete të tjera.\n\n2. Kontrolluesi lehtëson ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave të përcaktuara sipas\n\nneneve 13 - 20 të këtij ligji. Në rastet e përmendura në pikën 2 të nenit 11 të këtij ligji, kontrolluesi\n\nnuk mund të refuzojë shqyrtimin e kërkesës së subjektit të të dhënave për ushtrimin e të drejtave të\n\ntij, me përjashtim të rastit kur provon se nuk mundet të identifikojë subjektin e të dhënave.\n\n3. Kur kontrolluesi ka dyshime të arsyeshme në lidhje me identitetin e personit, i cili paraqet\n\nkërkesë sipas neneve 13 - 20 të këtij ligji, kontrolluesi kërkon informacion shtesë, me qëllim\n\nverifikimin e identitetit të subjektit të të dhënave\n\n.\n\n4. Kontrolluesi e informon subjektin e të dhënave në lidhje me përmbushjen e kërkesës ose\n\narsyen e refuzimit të saj sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 (tridhjetë)\n\nditë nga data e marrjes së kërkesës. Kjo periudhë mund të zgjgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë, kur\n\nështë e nevojshme, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave të marra.\n\nKontrolluesi informon në mënyrë të arsyetuar subjektin e të dhënave për çdo zgjatje afati brenda 30\n\n(tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës së bashku me shkaqet e vonesës. Kur subjekti i të dhënave\n\nbën kërkesë me mjete në format elektronik, informacioni jepet me mjete elektronike, sipas rastit,\n\npërveçse kur kërkohet ndryshe nga subjekti i të dhënave. Në rastet kur nuk e trajton kërkesën ose\n\nrefuzon përmbushjen e saj, kontrolluesi jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së\n\nkërkesës, informon subjektin e të dhënave për arsyet e mostrajtimit ose të refuzimit të përmbushjes\n\nsë kërkesës, si dhe për mundësinë e paraqitjes së ankesës te Komisioneri dhe padisë pranë gjykatës.\n\n5. Përgjigja ndaj kërkesës së një subjekti të të dhënave, sipas neneve 13 – – 20 të këtij ligji, ofrohet\n\nfalas. Kur kërkesat nga një subjekt i të dhënave janë qartazi të pabazuara ose të tepruara, sidomos\n\npër shkak të karakterit të tyre të përsëritur, kontrolluesi mund:\n\n9\n\na) të vendosë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për ofrimin e\n\ninformacionit ose të komunikimit ose për të ndërmarrë veprimin e kërkuar; ose\n\nb) të refuzojë ndërmarrjen e veprimeve për kërkesën.\n\n6. Kontrolluesi ka barrën për të provuar natyrën qartësisht të pabazuar ose të tepruar të kërkesës.\n\nSeksioni 2\n\nTë drejtat e subjektit të të dhënave\n\nNeni 13\n\nE drejta për informim\n\n\n1. Kur të dhënat personale mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave dhe subjekti i\n\ntë dhënave nuk e ka informacionin e përmendur më poshtë, kontrolluesi i jep atij informacionin e\n\nmëposhtëm lidhur me:\n\na) identitetin dhe të dhënat e kontaktit të kontrolluesit dhe, sipas rastit, të dhënat e kontaktit të\n\npërfaqësuesit, si dhe të nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave të kontrolluesit;\n\nb) qëllimet e përpunimit për të cilat janë të destinuara të dhënat personale, si dhe bazën ligjore\n\npër përpunimin;\n\nc) ekzistencën dhe logjikën e vendimmarrjes automatike dhe profilizimit, sipas pikave 1 e 3 të\n\nnenit 20 të këtij ligji, dhe, të paktën, në ato raste, informacionin e duhur lidhur me logjikën përkatëse,\n\nsi dhe rëndësinë e pasojat e parashikuara të këtij përpunimi për subjektin e të dhënave;\n\nç) periudhën e parashikuar të mbajtjtjes së të dhënave personale osenëse kjo nuk është e mundur,\n\n,\n\nkriteret e përdorura për të përcaktuar këtë periudhë;\n\nd) ekzistencën e së drejtës për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë, pa ndikuar në ligjshmërinë e\n\npërpunimit bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij, kur përpunimi kryhet mbi bazën e pëlqimit dhe\n\ntë interesit të ligjshëm të kontrolluesit ose të palës së tretë, kur përpunimi kryhet mbi bazën e një\n\ninteresi të ligjshëm;\n\ndh) informacion, nëse subjekti i të dhënave është i detyruar ose jo të japë të dhënat dhe nëse\n\ndhënia e të dhënave personale është detyrim që buron nga legjislacioni në fuqi, kushtet e kontratës\n\napo kushtet për të hyrë në një marrëdhënie kontraktore, si dhe pasojat e mundshme nga mosdhënia\n\ne këtyre të dhënave;\n\ne) marrësit ose kategoritë e marrësve, nëse ka;\n\në) nëse të dhënat do të transferohen në vende të huaja dhe, nëse po, si garantohet mbrojtja e\n\nduhur, përfshirë informacionin për masat e përshtatshme të mbrojtjes dhe mënyrën me të cilat mund\n\ntë merret një kopje e tyre ose vendin ku ofrohen ato;\n\nf) ushtrimin e të drejtave sipas neneve 14 - 20 të këtij ligji, si dhe për të drejtën për të paraqitur\n\nankesë te Komisioneri.\n\n2. Kur të dhënat personale nuk mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave, krahas\n\ninformacionit sipas pikës 1 të këtij neni, subjekti i të dhënave informohet edhe për kategoritë e të\n\ndhënave personale që do të përpunohen, burimin e tyre dhe, sipas rastit, nëse ato janë marrë nga\n\nburime të aksesueshme nga publiku. Ky informacion nuk jepet kur:\n\na) dhënia e informacionit është e pamundur ose përbën një përpjekje jo të arsyeshme dhe\n\nkontrolluesi ka marrë masat e duhura për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshëm të subjektit\n\ntë të dhënave;\n\nb) marrja e të dhënave nga burime të tjera përveç subjektit të të dhënave përcaktohet shprehimisht\n\nme ligj; ose\n\n10\n\nc) dhënia e informacionit nuk lejohet për shkak të detyrimit për ruajtjen e sekretit profesional\n\nsipas ligjit.\n\n3. Informacioni i mësipërm jepet:\n\na) përpara se subjekti i të dhënave të ofrojë të dhënat sipas pikës 1 të këtij neni;\n\nb) në rast mbledhjeje të informacionit sipas pikës 2 të këtij neni:\n\ni. brenda një afati të arsyeshëm, por jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë p pasi të jenë marrë të dhënat;\n\nose\n\nii. nëse të dhënat personale do të përdoren për komunikim me subjektin e të dhënave, jo më vonë\n\nse momenti i komunikimit të parë me subjektin e të dhënave; ose\n\niii. kur parashikohet përhapja te njnjë marrës tjetër jo më vonë se momenti kur të dhënat personale\n\njanë përhapur për herë të parë.\n\n4. Kur kontrolluesi synon të kryejë përpunim të mëtejshëm dhe subjektit të të dhënave nuk i është\n\ndhënë më parë informacioni, përpara se të fillojë këtë përpunim, kontrolluesi i ofron subjektit të të\n\ndhënave informacion mbi qëllimin tjetër, si dhe i jep të gjitha informacionet e parashikuara në pikat\n\n1 dhe 2 të këtij neni, sipas rastit.\n\n5. Detyrimi për të informuar sipas përcaktimeve të këtij neni mund të përmbushet edhe nga\n\npërpunuesi për llogari të kontrolluesit, nëse është autorizuar prej tij, me kusht që nga informacioni\n\ntë rezultojë qartë se cili është kontrolluesi dhe si mund të kontaktohet ai.\n\nNeni 14\n\nE drejta për akses\n\n\n1. Subjekti i të dhënave ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë\n\nnga data e paraqitjes së kërkesës, një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me të janë duke\n\nu përpunuar apo jo, si dhe, kur është rasti, të ketë akses në të dhënat personale dhe informacionin e\n\nmëposhtëm:\n\na) qëllimin e përpunimit;\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |