bc-ontologyGovernments, institutions, geography and law
Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.

source excerpt from https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202412301451174250ligj%20nr.%20124%2C%20dt.%2019.12.2024.pdf

https://ontology.bommaritollc.com/id/01a136b4-747d-73a9-a3a7-0c40f4337b1a
oa:SpecificResource
Download TurtleJSON-LDN-TriplesMarkdown
Cite this
source excerpt from https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202412301451174250ligj%20nr.%20124%2C%20dt.%2019.12.2024.pdf. bc-ontology, release 0.1.0-rc38, 2026-10-21. https://ontology.bommaritollc.com/id/01a136b4-747d-73a9-a3a7-0c40f4337b1a

Elsewhere

Facts

adms:identifier
oa:bodyValue
{"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":131556,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a134de-34ce-7397-96c2-6f3376f2ec76","original_sha256":"93fbe004ced8ce0551defe9f9797c586622d86aea3a64d05ef3eed57d2c165c4","parsed_text_sha256":"3511062490d9dce5fbba99f38f0d98b3395f65946881cf01a4212c19933a6225","source_url":"https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202412301451174250ligj%20nr.%20124%2C%20dt.%2019.12.2024.pdf","start_byte":119622},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"të pasakta ose të papërditësuara ose duhet të fshihen, ose që përpunimi i tyre do të duhej të kufizohej,\n\nai njofton menjëherë autoritetin kompetent transmetues. Ky i fundit merr menjëherë masat e\n\nnevojshme.\n\nNeni 50\n\nPërpunimi i ligjshëm i të dhënave personale\n\n\nPërpunimi i të dhënave personale sipas kësaj pjese është i ligjshëm vetëm nëse dhe deri në masën\n\nqë:\n\na) parashikohet me ligj; si dhe\n\nb) është i domosdoshëm e proporcional për përmbushjen e një detyre nga autoriteti kompetent\n\npër qëllimet sipas nenit 47 të këtij ligji.\n\nNeni 51\n\nPërpunimi për qëllime të tjera\n\n\n1. Përpunimi i mëtejshëm i të dhënave personale nga i njëjti autoritet kompetent ose nga një\n\nautoritet kompetent tjetër për qëllimet sipas nenit 47 të këtij ligji, lejohet kur autoriteti kompetent\n\nështë i autorizuar nga ligji për të realizuar qëllimin tjetër, si dhe për aq sa është e nevojshme e në\n\nproporcion me qëllimin e ri.\n\n2. Përpunimi i mëtejshëm për qëllime të tjera, përveç atyre të përcaktuara në nenin 49 të këtij\n\nligji, mund të kryhet vetëm kur kjo autorizohet shprehimisht nga ligji. Për përpunimin sipas këtyre\n\nqëllimeve zbatohen dispozitat e pjesës II të këtij ligji.\n\n3. Përpunimi i mëtejshëm për qëllime arkivimi për interes publik, për qëllim kërkimor, historik\n\nose shkencor, ose qëllime statistikore, lejohet duke iu nënshtruar masave mbrojtëse të përshtatshme\n\npër të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave, në përputhje me pikën 3 të nenit 45 të këtij ligji.\n\nNeni 52\n\nPërpunimi i ligjshëm i të dhënave sensitive\n\n\n1. Përpunimi i të dhënave sensitive nga autoritetet kompetente lejohet vetëm kur ky përpunim\n\nështë absolutisht i nevojshëm, kur zbatohen masa të përshtatshme mbrojtëse për të drejtat dhe liritë\n\nthemelore të subjekteve të të dhënave, si dhe nëse:\n\n35\n\na) autorizohet në mënyrë specifike me ligj, me përjashtim të rastit kur është absolutisht i\n\nnevojshëm për të mbrojtur interesat jetikë të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër; ose\n\nb) ka të bëjë me të dhëna, të cilat janë bërë haptazi publike nga subjekti i të dhënave dhe i shërben\n\nnjë qëllimi për të cilin kontrolluesi është kompetent sipas ligjit.\n\n2. Kufizimet e veçanta të parashikuara nga pika 2 e nenit 53 të këtij ligji duhet të mbahen në\n\nkonsideratë.\n\nNeni 53\n\nVendimmarrja individuale automatike\n\n\n1. Ndalohet marrja e vendimeve të bazuara vetëm te përpunimi automatik, përfshirë profilizimin,\n\ntë cilat sjellin pasoja ligjore negative për subjektin e të dhënave ose mund të ndikojnë ndjeshëm te\n\nsubjekti i të dhënave, me përjashtim të rastit kur parashikohen shprehimisht me ligj, i cili parashikon\n\nmasa të përshtatshme mbrojtëse për të drejtat e liritë themelore të subjektit të të dhënave dhe të\n\ndrejtën që t’i sigurohet ndërhyrje manuale nga ana e kontrolluesit.\n\n2. Vendimet sipas pikës 1 të këtij neni nuk mund të bazohen në të dhëna sensitive, nëse nuk\n\nzbatohen masa të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat, liritë themelore dhe interesat legjitimë të\n\nsubjektit të të dhënave. Ndalohen vendimet, sipas pikës 1 të këtij neni, që rezultojnë në diskriminim\n\nndaj personave fizikë në bazë të të dhënave sensitive.\n\n3. Profilizimi që sjell si pasojë diskriminimin e personave për shkak të të dhënave sensitive është\n\ni ndaluar.\n\nKAPITULLI III\n\n\nTË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE\n\nNeni 54\n\nKomunikimi dhe mënyrat e ushtrimit të të drejtave të subjektit të të dhënave\n\n\n1. Kontrolluesi merr masat e duhura për të ofruar çdo informacion dhe çdo komunikim sipas\n\nneneve 55-57 të këtij ligji në lidhje me përpunimin për subjektin e të dhënave në një formë koncize,\n\ntransparente, të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, duke përdorur një gjuhë të qartë dhe të\n\nthjeshtë. Informacioni duhet të sigurohet me çdo mjet të përshtatshëm, duke përfshirë edhe mjetet\n\nelektronike. Si rregull i përgjithshëm, kontrolluesi duhet ta japë informacionin në të njëjtën formë si\n\nkërkesa.\n\n2. Kontrolluesi lehtëson ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave sipas neneve 53 dhe 55-\n\n57 të këtij ligji\n\n.\n\n3. Kontrolluesi duhet t’i japë informacion subjektit të të dhënave me shkrim për vazhdimin e\n\nkërkesës së tij ose të saj pa vonesa të panevojshme.\n\n4. Informacioni i dhënë dhe çdo komunikim i bërë ose veprim i ndërmarrë sipas neneve 55 - 57\n\ndhe 67 të këtij ligji bëhet pa pagesë. Kur kërkesat nga një subjekt i të dhënave janë haptazi të\n\npabazuara ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, kontrolluesi mund:\n\na) të vendosë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për ofrimin e\n\ninformacionit ose të komunikimit ose për të ndërmarrë veprimin e kërkuar; ose\n\nb) të refuzojë ndërmarrjen e veprimeve për kërkesën.\n\n36\n\n5. Kontrolluesi ka barrën e provës për të vërtetuar karakterin haptazi të pabazuar ose të tepruar\n\ntë kërkesës.\n\n6. Kur kontrolluesi ka dyshime të arsyeshme për identitetin e personit fizik, që bën një kërkesë\n\nsipas neneve 57 ose 58 të këtij ligji, mund të kërkojë dhënien e informacionit shtesë të nevojshëm\n\npër të konfirmuar identitetin e subjektit të të dhënave.\n\n7. Kur zbatohen kufizime për përgjigjet ndaj kërkesave sipas neneve 57 dhe 58 të këtij ligji\n\n,\n\nsubjekti i të dhënave mund t’i kërkojë Komisionerit një verifikim të legjitimitetit të të gjitha\n\npërgjigjeve. Kontrolluesi informon subjektin e të dhënave për këtë të drejtë.\n\n8. Kur ushtrohet e drejta e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, Komisioneri informon subjektin\n\ne të dhënave për kryerjen e të gjitha verifikimeve ose të rishikimeve të nevojshme nga Komisioneri,\n\nsi dhe për të drejtën e tij për të bërë ankesë pranë gjykatës administrative kompetente.\n\n9. Në rastet e përmendura në nenet 54, pika 1, 56, pika 3, e 57, pika 6, të këtij ligji, të drejtat e\n\nsubjektit të të dhënave mund të ushtrohen edhe nëpërmjet Komisionerit.\n\n10. Kontrolluesi informon subjektin e të dhënave për mundësinë e ushtrimit të të drejtave të tij\n\nnëpërmjmjet Komisionerit, sipas pikës 9 të këtij neni.\n\n11. Kur ushtrohet e drejta e përmendur në pikën 9 të këtij neni, Komisioneri informon subjektin\n\ne të dhënave të paktën se janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme ose një rishikim nga\n\nKomisioneri. Komisioneri do të informojë gjithashtu subjektin e të dhënave për të drejtën e tij ose\n\ntë saj për të kërkuar një mjet juridik.\n\nNeni 55\n\nE drejta për informim\n\n\n1. Kontrolluesi vë në dispozicion të subjektit të të dhënave të paktën informacionin e mëposhtëm:\n\na) identitetin dhe të dhënat e kontaktit të kontrolluesit dhe, kur është e zbatueshme, të dhënat e\n\nkontaktit të nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave;\n\nb) qëllimet e përpunimit për të cilat merren të dhënat personale;\n\nc) bazën ligjore për përpunimin; dhe\n\nç) ekzistencën e të drejtave për akses, korrigjim, fshirje dhe kufizimin e përpunimit të të dhënave,\n\nsi dhe të drejtën për të paraqitur ankesë te Komisioneri, duke përfshirë të dhënat e kontaktit të\n\nKomisionerit.\n\n2. Krahas informacionit të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, me qëllim për të mundësuar\n\nushtrimin e të drejtave të tij apo të saj, kontrolluesi i jep subjektit të të dhënave, në raste të veçanta,\n\ninformacionin shtesë si më poshtë:\n\na) afatin e ruajtjes së të dhënave personale, ose, nëse është e mundur, kriteret e përdorura për\n\ncaktimin e këtij afati;\n\nb) sipas rastit, kategoritë e marrësve të të dhënave personale, duke përfshirë ata në vende të huaja\n\napo në organizata ndërkombëtare;\n\nc) informacione të tjera shtesë, kur është e nevojshme, dhe, në veçanti, kur të dhënat personale\n\njanë mbledhur pa dijeninë e subjektit të të dhënave. Për dhënien e informacionit për burimin e\n\nmbledhjes së të dhënave, vëmendje e veçantë u kushtohet të drejtave themelore dhe interesave të\n\nligjshëm të personave, që kanë dhënë këto të dhëna.\n\n3. Në raste të veçanta, dhënia e informacionit për subjektin e të dhënave në përputhje me pikën\n\n2 të këtij neni, mund të vonohet, të kufizohet ose të refuzohet në atë masë dhe për aq kohë sa është\n\ne nevojshme e proporcionale, duke marrë parasysh të drejtat themelore dhe interesat e ligjgjshëm të\n\nsubjektit të të dhënave, me qëllim:\n\n37\n\na) shmangien e pengesave ose të paragjykimit për parandalimin, zbulimin, hetimin ose ndjekjen\n\ne veprave penale ose ekzekutimin e dënimeve penale, në veçanti duke penguar kërkimet, hetimet,\n\nprocedurat e zhvilluara nga autoritetet kompetente ose procesin gjyqësor;\n\nb) mbrojtjen e sigurisë publike, të sigurisë kombëtare ose mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të\n\ntë tjerëve.\n\nNeni 56\n\nE drejta për akses\n\n\n1. Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë nga kontrolluesi konfirmimin nëse të\n\ndhënat personale në lidhje me të janë duke u përpunuar ose jo, dhe, sipas rastit, të ketë akses te të\n\ndhënat personale sipas nenit 14 të këtij ligji. Për dhënien e informacionit mbi burimin e mbledhjes\n\nsë të dhënave, në rastet kur të dhënat personale nuk janë mbledhur nga subjekti i të dhënave,\n\nvëmendje e veçantë u kushtohet të drejtave themelore dhe interesave të ligjshëm të personave që\n\nkanë dhënë këto të dhëna.\n\n2. Kufizimi plotësisht ose pjesërisht i së drejtës për akses lejohet në atë masë dhe për aq kohë sa\n\nky kufizim i plotë apo i pjesshëm përbën një masë të nevojshme dhe proporcionale në një shoqëri\n\ndemokratike, duke marrë në konsideratë siç duhet të drejtat themelore dhe interesat legjitimë të\n\npersonit fizik në fjalë, vetëm kur dhe në masën që zbatimi i saj do të cenonte njërin nga qëllimet e\n\nparashikuara në pikën 3 të nenit 55 të këtij ligji.\n\n3. Kontrolluesi njofton subjektin e të dhënave me shkrim dhe pa vonesa të panevojshme për çdo\n\nrefuzim apo kufizim të aksesit dhe për arsyet mbi të cilat bazohet ky refuzim apo kufizim. Ky\n\ninformacion mund të mos jepet në rastet kur dhënia e tij do të cenonte njërin prej qëllimeve të\n\nparashikuara në pikën 3 të nenit 55 të këtij ligji. Në çdo përgjigje ndaj një kërkese për akses,\n\nkontrolluesi informon subjektin e të dhënave për mundësinë e paraqitjes së ankesës te Komisioneri\n\nose në gjykatën kompetente për rishikimin e përgjigjes.\n\n4. Kontrolluesi dokumenton faktet dhe arsyet ligjore të refufuzimit të aksesit sipas pikës 2 të këtij\n\nneni, dhe e vë këtë informacion në dispozicion të Komisionerit.\n\nNeni 57\n\nE drejta për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale dhe për kufizimin e përpunimit\n\n\n1. Subjekti i të dhënave ka të drejtë që kontrolluesi, sa më shpejt të jetë e mundur, të korrigjojë\n\ntë dhënat e tij personale të pasakta. Bazuar në qëllimet e përpunimit, subjekti i të dhënave ka të\n\ndrejtën që të plotësohen të dhënat e tij personale të paplota, qoftë edhe duke paraqitur një deklaratë\n\nplotësuese.\n\n2. Subjekti i të dhënave ka të drejtën që, sa më shpejt të jetë e mundur, të fshihen të dhënat e tij\n\npersonale në çdo rast që merr dijeni se të dhënat personale po përpunohen në mënyrë të paligjshme,\n\nveçanërisht për shkak të shkeljes së neneve 6 ose 49 – 52 të këtij ligji, ose kur të dhënat personale\n\nduhet të fshihen me qëllim përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit. Kontrolluesi i fshin\n\nmenjëherë të dhënat, sipas përcaktimeve të kësaj pike.\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON
oa:hasSource
prov:wasDerivedFrom
schema:isPartOf

Related

Errata in its text (1)oa:hasTarget