Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a1383a-8bcf-7253-b31f-a68716e9c0ba
Elsewhere
Sourceakep.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":191047,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13835-d5a0-74a0-9f9e-ca4e718737bb","original_sha256":"a9c0aef96577c75a5d9ddefa3183f2b0c255d65ee3ec2218f16f6fb225e083cf","parsed_text_sha256":"03b16f3bd123c1ec9e5b9251241c97019af945544260a9bf5f1292a6051c5eec","source_url":"https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf","start_byte":179143},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"parashikuara në nenin 75 të këtij ligji. Këto kritere të përgjithshme kanë të bëjnë me:\n\na) nevojën për të siguruar përdorim efektiv dhe efikas të spektrit radio në fjalë, sipas objektivave të\n\npërcaktuar në nenin 5 dhe në pikën 3 të nenit 60 të këtij ligji, ose nevojën për të përmbushur objektivat\n\ne interesit të përgjithshëm që lidhen me sigurimin e jetës, rendit publik, sigurisë publike ose të mbrojtjes;\n\nb) zbatimin e masave teknike për qëllime të harmonizimit ndërkufitar të spektrit të frekuencave;\n\nc) rishikimin e zbatimit të duhur të kushteve, që u janë bashkëlidhur të drejtave të përdorimit;\n\nç) nevojën për të siguruar konkurrencë të drejtë;\n\nd) nevojën për një përdorim më efikas të spektrit të frekuencave në dritën e zhvillimit teknologjik ose\n\ntë tregut;\n\ndh) nevojën për shmangien e ndërprerjeve të rënda të shërbimit.\n\n7. Para vendimit për rinovimin e një autorizimi të të drejtave të përdorimit apo për kryerjen e një\n\nprocesi të ri përzgjedhjeje për dhënien e të drejtave të përdorimit, sipas nenit 75 të këtij ligji, AKEP-i\n\nmerr në konsideratë çdo mendim të paraqitur gjatë procesit të konsultimit të kryer sipas parashikimeve\n\nnë pikën 4 të këtij neni, në lidhje me kërkesën e tregut nga sipërmarrës të ndryshëm nga mbajtësi i së\n\ndrejtës së përdorimit të frekuencave në brezin në fjalë.\n\n8. Vendimi për rinovimin e të drejtave të përdorimit të spektrit të harmonizuar të frekuencave mund\n\ntë shoqërohet me rishikimin e pagesave, si dhe termave e kushteve bashkëlidhur së drejtës së përdorimit.\n\nKur është rasti, AKEP-i bën rregullimin e pagesave për të drejtat e përdorimit në përputhje me\n\nparashikimet e nenit 21 të këtij ligji.\n\nNeni 71\n\nTransferimi ose dhënia me qira e të drejtave individuale të përdorimit për spektrin e frekuencave\n\n\n1. Një sipërmarrës, mbajtës i autorizimit individual për përdorimin e spektrit të frekuencave, mund\n\ntë transferojë ose t’i japë me qira një sipërmarrësi tjetër të drejtat e përdorimit të frekuencave, pas\n\nmiratimit nga AKEP-i, sipas përcaktimeve të këtij ligji.\n\n2. Nuk lejohet transferimi i të drejtave për përdorimin e spektrit të frekuencave kur kjo e drejtë është\n\ndhënë fillimisht pa pagesë ose për transmetime televizive.\n\n3. Qëllimi i një sipërmarrësi për transferimin ose dhënien me qira të të drejtave të përdorimit të\n\nfrekuencave, si dhe transferimi efektiv i tij i njoftohet AKEP-it dhe bëhet publik. Në rastin e spektrit të\n\nharmonizuar të frekuencave, çdo transferim i të drejtave të përdorimit bëhet në përputhje me kërkesat\n\npër përdorimin e harmonizuar të spektrit.\n\n4. Rregullat specifike për transferimin apo dhënien me qira të të drejtave të përdorimit të frekuencave\n\nmiratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, bazuar në sugjerimet e\n\nAKEP-it.\n\n5. Transferimi ose dhënia me qira e të drejtave të përdorimit për spektrin e frekuencave lejohet nga\n\nAKEP-i kur respektohen kushtet fillestare, që u bashkëlidhen të drejtave të përdorimit.\n\n6. Sipërmarrësi, mbajtës i së drejtës, dhe subjekti që kërkon transferimin apo marrjen me qira të së\n\ndrejtës, bashkërisht paraqesin një kërkesë tek AKEP-i. AKEP-i në shqyrtimin e kërkesës mban parasysh\n\nqë transferimi të mos shtrembërojë konkurrencën, si dhe verifikon nëse subjekti tek i cili transferohen të\n\ndrejtat plotëson kushtet për përdorimin e spektrit të frekuencave.\n\n7. AKEP-i mund të refuzojë miratimin e transferimit me vendim nëse ka dyshime të arsyeshme se\n\nsubjekti që kërkon transferimin apo marrjen me qira të të drejtave të përdorimit nuk i përmbush kërkesat\n\npër përdoririmin e tyre sipas këtij ligji.\n\n8. Pa cenuar sigurimin e konkurrencës së drejtë e efektive, sipas nenit 72 të këtij ligji, transferimi ose\n\ndhënia me qira e të drejtave të përdorimit bazohet në:\n\na) procedura të thjeshta;\n\n44\n\nb) mosrefuzim të dhënies me qira të të drejtave të përdorimit të frekuencave, nëse subjekti mbajtës i\n\nsë drejtës merr përsipër të mbetet përgjegjës për plotësimin e kushteve fillestare, që u bashkëngjiten të\n\ndrejtave të përdorimit;\n\nc) mosrefuzim të transferimit të të drejtave të përdorimit të frekuencave, përveçse kur ekziston një\n\nrrezik i qartë që mbajtësi i ri nuk është në gjendje të përmbushë kushtet fillestare për të drejtën e\n\npërdorimit.\n\n9. Çdo tarifë administrative e vendosur ndaj sipërmarrjeve në lidhje me shqyrtimin e një kërkese për\n\ntransferimin ose dhënien me qira të të drejtave të përdorimit të frekuencave duhet të jetë në përputhje\n\nme parimet e nenit 18 të këtij ligji.\n\n10. Parashikimet sipas pikës 8 të këtij neni nuk e cenojnë kompetencën e AKEP-it për të kërkuar\n\nrespektimin e kushteve që u bashkëngjiten të drejtave të përdorimit në çdo kohë, si për dhënësin, ashtu\n\nedhe për marrësin e këtyre të drejtave, në përputhje me këtë ligj.\n\n11. AKEP-i vlerëson në kohën e duhur çdo kërkesë për të përshtatur kushtet e bashkëngjitura me të\n\ndrejtat e përdorimit dhe duke siguruar që ato të drejta ose spektri përkatës i radios mund të ndahet ose\n\ntë zbërthehet në mënyrën më të mirë.\n\n12. AKEP-i publikon detajet përkatëse në lidhje me të drejtat individuale që mund të transferohen\n\nose të jepen me qira në një format elektronik të standardizuar.\n\nNeni 72\n\nKonkurrenca\n\n\n1. AKEP-i në dhënien, ndryshimin ose rinovimin e të drejtave të përdorimit të frekuencave, të\n\nspektrit të frekuencave për rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike mban parasysh\n\npromovimin e konkurrencës efektive dhe shmangien e shtrembërimeve të konkurrencës në treg, në\n\npërputhje me këtë ligj.\n\n2. Kur AKEP-i jep, ndryshon ose rinovon të drejtat e përdorimit për spektrin e frekuencave, merr\n\nmasat e duhura në lidhje me:\n\na) kufizimin e sasisë së spektrit të frekuencave për të cilin e drejta e përdorimit i jepet një sipërmarrjeje\n\nose, në rrethana të justifikuara, vendosjen e kushteve për të drejtat e përdorimit në breza të caktuar ose\n\nnë blloqe të caktuara brezash frekuence, me karakteristika të ngjashme, si ofrimi i aksesit në tregun e\n\nshumicës, roaming-g-un kombëtar ose rajonal;\n\nb) rezervimin, nëse është e përshtatshme dhe e justifikuar në lidhje me një situatë specifike të tregut,\n\ntë një pjese të caktuar të brezit të spektrit të radios ose grupi të brezave të frekuencave për hyrës të rinj\n\nnë treg;\n\nc) refuzimin e dhënies së të drejtave të reja të përdorimit për spektrin e frekuencaveose lejimin e\n\n,\n\npërdorimeve të reja të spektrit në breza të caktuarose shoqërimin e të drejtave të reja të përdorimit ose\n\n,\n\nautorizimin e përdorimeve të reja të spektrit të frekuencave për të shmangur shtrembërimin e\n\nkonkurrencës nga çdo caktim, transferim ose akumulim i të drejtave të përdorimit;\n\nç) përfshirjen e kushteve që ndalojnë ose imponimin e kushteve për transferimet e të drejtave të\n\npërdorimit për spektrin e frekuencave, që nuk i nënshtrohen kontrollit të bashkimit, kur transferime të\n\ntilla çojnë në dëm të konsiderueshëm për konkurrencën;\n\nd) ndryshimin e të drejtave ekzistuese në përputhje me këtë ligj, kur kjo është e nevojshme, për të\n\nkorrigjuar një deformim të konkurrencës nga çdo transferim ose akumulim i të drejtave të përdorimit të\n\nspektrit radio.\n\n3. AKEP-i merr parasysh kushtet e tregut dhe standardet e disponueshme, si dhe e bazon vendimin\n\ne tij në një vlerësim objektiv dhe largpamës të kushteve konkurruese të tregut, nëse këto masa janë të\n\nnevojshme për ruajtjen ose arritjen e konkurrencës efektive, si dhe për efektet e mundshme të këtyre\n\nmasave në investimet ekzistuese apo të ardhshme nga operatorët e tregut, veçanërisht për shtrirjen e\n\nrrjetit, në përputhje me parashikimet e pikës 2 të nenit 90 të këtij liligji. Gjatë zbatimit të pikës 2 të këtij\n\nneni, AKEP-i vepron në përputhje me parashikimet në nenet 37, 40, 44 dhe 50 të këtij ligji.\n\n4. Në lidhje me vendimet, sipas këtij neni, kur ato kanë impakt në konkurrencën e tregut të\n\nkomunikimeve elektronike, AKEP-i merr një mendim paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës.\n\n45\n\nSeksioni 3\n\nProcedurat\n\n\nNeni 73\n\nKoordinimi në kohë i caktimeve\n\n\n1. AKEP-i bashkëpunon me autoritetet kompetente të vendeve të Bashkimit, për të koordinuar\n\npërdorimin e harmonizuar të spektrit të frekuencave, për rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve\n\nelektronike, duke marrë parasysh situatën e tregjeve përkatëse për identifikimin e një ose, sipas rastit,\n\nafateve të njëjta, për dhënien e autorizimeve për përdorimin e spektrit specifik të harmonizuar të\n\nfrekuencave.\n\n2. Kur kushtet për harmonizimin e spektrit të radios janë arritur sipas masave teknike dhe praktikës\n\nsë BE-së, me qëllim mundësimi të përdorimit të spektrit të frekuencave për rrjetet dhe shërbimet\n\nbroadband pa tel, AKEP-i autorizon përdorimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Afati maksimal është\n\n30 muaj pas miratimit të kësaj mase ose sa më shpejt të jetë e mundur pas heqjes së çdo vendimi për\n\nlejimin e përdorimit alternativ në baza të jashtëzakonshme, sipas nenit 61 të këtij ligji.\n\n3. Afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni për një brez të caktuar mund të zgjatet në rrethanat e\n\nmëposhtme:\n\na) në masën që justifikohet nga një kufizim në përdorimin e atij brezi, bazuar në objektivin e interesit\n\ntë përgjithshëm, të parashikuar në nenin 62 të këtij ligji;\n\nb) në rastin e çështjeve të pazgjidhura të koordinimit ndërkufitar, që rezultojnë në ndërhyrje të\n\ndëmshme me vendet e treta;\n\nc) për ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare; ose\n\nç) në rastin e forcave madhore.\n\nAKEP-i e shqyrton këtë vonesë të paktën çdo dy vjet.\n\n4. AKEP-i zgjat afatin e parashikuar në pikën 2 për një brez të caktuar në masën e nevojshme dhe\n\nderi në 30 muaj në rastet e:\n\na) çështjeve të pazgjidhura të koordinimit ndërkufitar, që rezultojnë në ndërhyrje të dëmshme, me\n\nkusht që AKEP-i të marrë të gjitha masat e nevojshme në kohën e duhur, sipas nenit 49 të këtij ligji;\n\nb) nevojës për të siguruar dhe kompleksitetin e sigurimit, të migrimit teknik të përdoruesve ekzistues\n\ntë atij brezi.\n\n5. Në rastin e vonesave në procesin e parashikuar në pikat 3 dhe 4 të këtij neni, AKEP-i informon\n\norganet rregullatore të vendeve të tjera ndërkufitare, si dhe Komisionin Evropian, duke dhënë arsyet për\n\nvonesat.\n\nNeni 74\n\nKoordinimi kohor për brezat specifikë 5G\n\n\n1. Për sistemet tokësore të afta për të ofruar shërbime broadband të lëvizshme, pa tel, AKEP-i brenda\n\n6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhekur është e nevojshme për të lehtësuar përhapjen e 5G, merr\n\n,\n\ntë gjitha masat e duhurapër:\n\n,\n\na) riorganizimin dhe lejimin e përdorimit të blloqeve të mjaftueshme të brezit 3,4-3,8 GHz;\n\nb) lejimin e përdorimit e të paktën 1 GHz të brezit 24,25-27,5 GHz, me kusht që të ketë një evidencë\n\ntë qartë të kërkesave të tregut dhe në mungesë të kufizimeve të rëndësishme për migrimin e përdoruesve\n\nekzistues ose lirimin e brezit.\n\n2. AKEP-i zgjat afatin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, kur kjo justifikohet, në përputhje me\n\nnenin 61 ose nenin 73 të këtij ligji, nëse është subjekt i harmonizimit me shtetet e tjera.\n\nNeni 75\n\nProcedura për kufizimin e numrit të të drejtave të përdorimit për spektrin e frekuencave\n\n\n1. Bazuar në vlerësimin e tregut, kur AKEP-i vlerëson se interesi për një brez të caktuar frekuencash\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |