bc-ontologyGovernments, institutions, geography and law
Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.

source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf

https://ontology.bommaritollc.com/id/01a1383b-0b34-74aa-a5ec-b1f2f31bba7e
oa:SpecificResource
Download TurtleJSON-LDN-TriplesMarkdown
Cite this
source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf. bc-ontology, release 0.1.0-rc38, 2026-10-21. https://ontology.bommaritollc.com/id/01a1383b-0b34-74aa-a5ec-b1f2f31bba7e

Elsewhere

Facts

adms:identifier
oa:bodyValue
{"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":298548,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13835-d5a0-74a0-9f9e-ca4e718737bb","original_sha256":"a9c0aef96577c75a5d9ddefa3183f2b0c255d65ee3ec2218f16f6fb225e083cf","parsed_text_sha256":"03b16f3bd123c1ec9e5b9251241c97019af945544260a9bf5f1292a6051c5eec","source_url":"https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf","start_byte":286651},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"3. Përkufizimi i shërbimit të aksesit të internetit broadband, d, për qëllimet e pikës 1 të këtij neni, bëhet\n\nnga AKEP-i me qëllim sigurimin e kapacitetit të lidhjes broadband, d, të nevojshme për pjesëmarrjen sociale\n\ndhe ekonomike në shoqëri, duke marrë parasysh kapacitetin minimal të lidhjes broadband, d, që gëzon\n\nshumica e konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë.\n\n4. Shërbimi i aksesit në internet broadband duhet të jetë në gjendje të ofrojë kapacitetin e nevojshëm\n\npër të mbështetur të paktën shërbimet e mëposhtme:\n\na) e-mail;\n\nb) motorët e kërkimit, që mundësojnë kërkimin dhe gjetjen e të gjitha llojeve të informacionit;\n\nc) instrumente të trajnimit dhe edukimit bazë online;\n\nç) azeta, lajme online;\n\ng\n\nd) blerjen, porositjen e mallrave ose shërbimeve në internet;\n\ndh) kërkimin për punë dhe mjetet e kërkimit të punës;\n\ne) rrjetet profesionale;\n\në) shërbimet bankare në internet;\n\nf) f) përdorimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike;\n\ng) mediet sociale dhe mesazhet e çastit;\n\ngj) thirrjet dhe videothirrjet me cilësi standarde.\n\n5. Lidhja në rrjet, e përmendur në pikën 1, dhe kur është e zbatueshme në p pikën 2 të këtij neni, mund\n\ntë kufizohet për të mbështetur vetëm shërbimet e komunikimit zanor, kur këtë e kërkon konsumatori.\n\n6. AKEP-i, në konsultim me ministrinë dhe pas kryerjes së një konsultimi publik, në përputhje me\n\nnenin 45 të këtij ligji, mund të zgjerojë fushën e zbatimit të këtij neni, duke përfshirë ndërmarrjet mikro\n\nose ndërmarrjet e vogla dhe të mesme apo organizatat jofitimprurëse.\n\nNeni 111\n\nSigurimi i shërbimit universal\n\n\n1. AKEP-i mund të përcaktojë një ose më shumë sipërmarrës për të ofruar shërbimin universal, sipas\n\npërkufizimit në pikën 3 të nenit 110 të këtij ligji, përfshirë, për aq sa është e zbatueshme, kërkesat e pikës\n\n4 të nenit 110, në mënyrë që të mbulohet i gjithë territori i vendit. AKEP-i mund të përcaktojë\n\nsipërmarrës të ndryshëm ose një bashkim sipërmarrësish për të ofruar elemente të ndryshme të shërbimit\n\nuniversal ose për të mbuluar pjesë të ndryshme të territorit të Republikës së Shqipërisë.\n\n2. Rregullat për përcaktimin e ofruesit të shërbimit universal miratohen me vendim të Këshillit të\n\nMinistrave, me propozimin e ministrit dhe bazohen në parimet e efektivitetit, objektivitetit, transparencës\n\ndhe mosdiskriminimit. Asnjë sipërmarrës nuk duhet të jetë i përjashtuar paraprakisht nga e drejta për të\n\në ofrues i shërbimit universal.\n\nqen\n\n3. A AKEP-i kryen procedurën e përcaktimit të ofruesit të shërbimit universal, në përputhje me rregullat\n\ne miratuara sipas pikës 2 të këtij neni, duke marrë parasysh:\n\na) rrethanat dhe zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, lidhur\n\nme nevojën e zbatimit të shërbimit universal;\n\nb) aftësitë teknike, financiare dhe besueshmërinë e sipërmarrësit për ofrimin e shërbimit universal në\n\nnjë zonë të caktuar ose në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në periudhën kohore të\n\npërcaktuar;\n\nc) kostot përkatëse neto për ofrimin e shërbimit universal, si dhe, për sa është e zbatueshme, vlerën\n\npërkatëse të kompensimit që mund të kërkohet nga operatori për ofrimin e shërbimit universal.\n\n4. Pas përfundimit të procedurës së përcaktimit dhe pas miratimit paraprak të ministrit, AKEP-i\n\nnënshkruan marrëveshjen me ofruesin e shërbimit universal.\n\n5. A AKEP-i do të mbikëqyrë në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e ofruesit të shërbimit universal.\n\nOfruesi i shërbimit universal i dorëzon AKEP-it, të paktën një herë në vit, të dhëna për veprimtarinë e\n\ntij.\n\n69\n\n6. Kur një ofrues i shërbimit universal synon të transferojë një pjesë të konsiderueshme ose të gjitha\n\nasetet e rrjetit të tij të aksesit lokal te një person juridik në pronësi tjetër, ai duhet të njoftojë paraprakisht\n\nAKEP-in për t’i mundësuar AKEP-it vlerësimin e efekteve të transaksionit të synuar, në ofrimin e aksesit\n\ndhe shërbimeve nga vendndodhje fikse, të përcaktuara në nenin 110 të këtij ligji. AKEP-i vendos\n\nndryshimin ose heqjen e detyrimeve specifike të autorizimit në përputhje me këtë ligj.\n\nNeni 112\n\nOfrimi i shërbimit universal të përballueshëm\n\n\n1. AKEP-i monitoron ecurinë dhe nivelin e çmimeve me pakicë të shërbimeve, të përcaktuara në\n\nnenin 110 të këtij ligji, të disponueshme në treg, veçanërisht në raport me çmimet dhe të ardhurat e\n\nkonsumatorit në territorin e Republikës së Shqipërisë.\n\n2. Kur AKEP-i konstaton se çmimet e shitjes me pakicë për shërbimet e parashikuara në nenin 110\n\ntë këtij ligji nuk janë të përballueshme, sipas kushteve specifike të vendit, për shkak se konsumatorët me\n\ntë ardhura të ulëta ose nevoja të veçanta sociale nuk kanë mundësi të përballojnë aksesin në këto\n\nshërbime, merr masa për të siguruar përballueshmërinë për këta konsumatorë të shërbimit të aksesit\n\ninternet broadband dhe shërbimet e komunikimit zanor, duke u kërkuar ofruesve të këtyre shërbimeve t’u\n\nofrojnë këtyre konsumatorëve tarifa ose paketa tarifore alternative, të ndryshme nga ato që ofrohen në\n\nkushte normale tregtare ose të dyja së bashku. AKEP-i mund t’u kërkojë ofruesve të shërbimeve të\n\naplikojnë tarifa të njëjta, përfshirë ofrimin e një tarife të mesatarizuar gjeografike në të gjithë territorin.\n\n3. N Në rrethana të jashtëzakonshme, veçanërisht kur vendosja e detyrimeve, sipas pikës 2 të këtij neni,\n\npër të gjithë ofruesit rezulton në një barrë të padrejtë administrative ose financiare për ofruesit ose\n\nRepublikën e Shqipërisë, AKEP-i mund të vendosë detyrimin për të ofruar këto tarifa ose paketa tarifore\n\nalternative specifike vetëm për sipërmarrësit e përcaktuar si ofrues të shërbimit universal. Kërkesat e\n\nnenit 113 të këtij ligji zbatohen për këta ofrues mutatis mutandis”.\n\n“\n\n4. Kur AKEP-i përcakton një ose më shumë sipërmarrës, si ofrues të shërbimit universal, ai siguron\n\nqë të gjithë konsumatorët me të ardhura të ulëta ose nevoja të veçanta sociale të përfitojnë nga mundësia\n\ne zgjedhjes midis sipërmarrësve që ofrojnë opsione tarifore të përshtatshme për nevojat e tyre, përveç\n\nrasteve kur kjo është e pamundur ose kur sigurimi i mundësisë së zgjedhjes midis sipërmarrësve krijon\n\nnjë barrë shtesë dhe të tepërt organizative ose financiare.\n\n5. AKEP-i siguron që konsumatorët që kanë të drejtë për tarifa ose paketa tarifore alternative, të\n\nlidhin një kontratë me një ofrues të shërbimeve universale, të referuara në nenin 110, të këtij ligji, ose me\n\nnjë ofrues të përcaktuar në përputhje me pikën 4, të këtij neni, duke i siguruar mbajtjen e numrit të tyre\n\ntë telefonit për një periudhë të përshtatshme kohore, si shmangien e ndërprerjes së paarsyeshme të\n\nshërbimit.\n\n6. AKEP-i siguron që sipërmarrësit që ofrojnë tarifa ose paketa tarifore alternative për konsumatorët\n\nme të ardhura të ulëta ose nevoja të veçanta sociale, sipas pikës 2 të këtij neni, informojnë AKEP-in për\n\ndetajet e ofertave të tilla. AKEP-i siguron që kushtet në të cilat sipërmarrësit ofrojnë tarifat ose paketat\n\ntarifore alternative, sipas pikës 2 të këtij neni, të jenë plotësisht transparente dhe të publikohen e të\n\nzbatohen në përputhje me parimin e mosdiskriminimit. AKEP-i mund të kërkojë modifikimin ose\n\ntërheqjen e këtyre tarifave ose paketave tarifore alternative.\n\n7. AKEP-i, duke marrë në konsideratë kushtet kombëtaresiguron që për konsumatorët me aftësi të\n\n,\n\nkufizuara të ofrohet mbështetje e duhur dhe, sipas rastit, të merren masa të tjera specifike për të siguruar\n\nqë pajisjet fundore përkatëse dhe shërbimet që përmirësojnë aksesin ekuivalent, duke përfshirë aty ku\n\nështë e nevojshme, shërbimet e konvertimit të plotë të bisedave dhe shërbimet e konvertimit të tekstit\n\njanë të disponueshme dhe të përballueshme.\n\n8. Gjatë zbatimit të këtij neni, AKEP-i mban parasysh minimizimin e deformimeve të tregut.\n\n9. A AKEP-i mund të zgjerojë fushën e zbatimit të këtij neni për përfshirjen e përdoruesve fundorë që\n\njanë ndërmarrje mikro, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe organizatave jofitimprurëse.\n\n70\n\nNeni 113\n\nDisponueshmëria e shërbimit universal\n\n\n1. Kur AKEP-ibazuar në rezultatet e vrojtimit gjeografik të kryer në përputhje me pikën 1 të nenit\n\n,\n\n43 t të këtij ligji, kur ato janë të disponueshme, si dhe bazuar në çdo të dhënë shtesë të nevojshme, provon\n\nqë disponueshmëria e një shërbimi të përshtatshëm aksesi në internet broadband dhe shërbimet e\n\nkomunikimit zanor nga vendndodhje fikse, siç përcaktohen në nenin 110 të këtij ligji, nuk mund të\n\nsigurohen në kushte normale të tregut ose nëpërmjet mjeteve të tjera të mundshme të politikave publike\n\ntë disponueshme në Republikën e Shqipërisë ose pjesë të ndryshme të saj, AKEP-i vendos detyrimet e\n\nduhura të shërbimit universal për të përmbushur të gjitha kërkesat e arsyeshme të përdoruesve fundorë\n\npër akses në këto shërbime në pjesët përkatëse të territorit të tij.\n\n2. AKEP-i përcakton mënyrën më efikase dhe më të përshtatshme për të siguruar disponueshmërinë\n\ne një shërbimi të përshtatshëm aksesi në internet broadband dhe shërbimet e komunikimit zanor nga\n\nvendndodhje fikse, siç përcaktohet në përputhje me nenin 110 të këtij ligji, duke respektuar parimet e\n\nobjektivitetit, transparencës, mosdiskriminimit dhe proporcionalitetit. AKEP-i do të përpiqet që të\n\nminimizojë shtrembërimet e tregut, veçanërisht ofrimin e shërbimeve me çmime ose me kushte të tjera\n\nqë dalin nga kushtet normale tregtare, duke ruajtur njëkohësisht interesin publik.\n\n3. Kur AKEP-i përcakton një ose disa sipërmarrës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë\n\nose në pjesë të tij, për të siguruar disponueshmërinë e shërbimeve, ai duhet të përdorë një mekanizëm\n\npërcaktimi efikas, objektiv, transparent dhe mosdiskriminues, ku asnjë sipërmarrës nuk përjashtohet\n\nparaprakisht nga përcaktimi. Metoda të tilla përcaktimi duhet të sigurojnë që shërbimi i përshtatshëm i\n\naksesit në internet broadband dhe shërbimet e komunikimit zanor nga vendndodhje fikse ofrohen me\n\nkosto efektive dhe procesi mund të përdoret si një mjet për përcaktimin e kostos neto të detyrimit të\n\nshërbimit universal, në përputhje me nenin 127 të këtij ligji.\n\nNeni 114\n\nStatusi i shërbimeve universale ekzistuese\n\n\n1. AKEP-i mund të vijojë të sigurojë disponueshmërinë ose përballueshmërinë e shërbimeve të tjera,\n\ntë ndryshme nga shërbimi i përshtatshëm i aksesit broadband, d, siç përcaktohet në përputhje me nenin 110\n\ntë këtij ligji, dhe shërbimet e komunikimit zanor nga vendndodhje fikse, që kanë qenë në fuqi me hyrjen\n\nnë fuqi të këtij ligji, nëse nevoja për shërbime të tilla është e justifikuar në kushtet kombëtare. Kur AKEP\u0002\n\ni përcakton një ose disa sipërmarrës në të gjithë territorin e v vendit ose në pjesë të tij për ofrimin e këtyre\n\nshërbimeve, atëherë zbatohen përcaktimet e nenit 113 të këtij ligji. Financimi i këtyre detyrimeve do të\n\njetë në përputhje me nenin 128 të këtij ligji.\n\n2. AKEP-i rishikon detyrimet e v vendosura në bazë të këtij neni brenda 3 vjetësh pas hyrjes në fuqi të\n\nkëtij ligji dhe më pas çdo 3 vjet.\n\nNeni 115\n\nKontrolli i shpenzimeve\n\n\n1. AKEP-i siguron që gjatë ofrimit të faciliteteve apo shërbimeve shtesë, përtej atyre të përcaktuara\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON
oa:hasSource
prov:wasDerivedFrom
schema:isPartOf

Related

Errata in its text (2)oa:hasTarget