Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a1383b-8d78-709b-a5c7-51401c63a3dd
Elsewhere
Sourceakep.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":346359,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13835-d5a0-74a0-9f9e-ca4e718737bb","original_sha256":"a9c0aef96577c75a5d9ddefa3183f2b0c255d65ee3ec2218f16f6fb225e083cf","parsed_text_sha256":"03b16f3bd123c1ec9e5b9251241c97019af945544260a9bf5f1292a6051c5eec","source_url":"https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf","start_byte":334385},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"\nc) mbajtësi i të drejtave për përdorimin e numrave dhe serive të numrave nuk ka filluar ende t’i\n\npërdorë ato brenda një periudhe 3-vjeçare nga data e caktimit të tyre;\n\nç) mbajtësi i të drejtave është çregjistruar ose ka pezulluar aktivitetin në Qendrën Kombëtare të\n\nBiznesit.\n\nAKEP-i heq gjithashtu të drejtën e përdorimit të numrave dhe serive të numrave, me kërkesë të\n\nmbajtësit të së drejtës së përdorimit të numrave ose serive të numrave.\n\n2. Për rastet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, AKEP-i lëshon një njoftim me shpjegim për\n\nrevokimin e numrave dhe serive të numrave të caktuar.\n\n3. Në rastet kur revokimi vjen si pasojë e mospagimit të tarifave të numeracionit në AKEP, afati i\n\nrevokimit nuk mund të jetë më i shkurtër se 30 ditë nga data e marrjes së njoftimit, referuar pikës 2 të\n\nkëtij neni.\n\n4. Në rast se vendimi është marrë sipas pikës 1 të këtij neni, për revokimin e numrave dhe serive të\n\nnumrave të caktuar, zbatimi i këtij vendimi nuk mund të jetë më i shkurtër se 60 ditë nga data e marrjes\n\nsë njoftimit.\n\n5. Revokimi i numrave dhe serive të numrave për sipërmarrjen bëhet me njoftim, me shkrim, nga\n\nAKEP-i.\n\n80\n\nKREU XVIII TË DREJTAT E PËRDORUESIT FUNDOR\n\n\nNeni 137\n\nPërjashtimi i ndërmarrjeve të caktuara mikro\n\n\n1. Dispozitat e këtij kapitulli, me përjashtim të neneve 138 dhe 139 të këtij ligji, nuk janë të\n\ndetyrueshme për t’u zbatuar nga ndërmarrjet mikro, që ofrojnë shërbime të komunikimit ndërpersonal\n\ntë pavarur nga numri telefonik, përveç rasteve kur ato ofrojnë edhe shërbime të tjera të komunikimit\n\nelektronik.\n\n2. Një ndërmarrje mikro, që përfiton nga përjashtimi i referuar në pikën 1 të këtij neni, duhet të\n\ninformojë përdoruesit fundorë për një përjashtim të tillë, përpara lidhjes së një kontrate për ofrimin e\n\nshërbimeve të komunikimit ndërpersonal të pavarur nga numri. Ky përjashtim, nëse zbatohet nga\n\nndërmarrja mikroduhet të deklarohet gjithashtu qartësisht në faqen e saj të internetit dhe të përfshihet\n\n,\n\nsi një deklarim i kufizimit të përgjegjësive në kontratën e lidhur me përdoruesin fundor.\n\nNeni 138\n\nMosdiskriminimi\n\n\nOfruesit e rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve elektronike nuk duhet të zbatojnë kërkesa ose\n\nkushte të përgjithshme të aksesit ose të përdorimit të rrjeteve ose shërbimeve për përdoruesit fundorë,\n\ntë cilat ndryshojnë për arsye që lidhen me kombësinë, vendbanimin ose vendin apo selinë e përdoruesit\n\nfundor, përveç rasteve kur një trajtim i tillë i diferencuar është objektivisht i justifikuar.\n\nNeni 139\n\nMbrojtja e të drejtave themelore\n\n\n1. M Masat kombëtare në lidhje me aksesin e përdoruesve fundorë në ose për përdorimin e shërbimeve\n\ndhe aplikacioneve nëpërmjet rrjeteve të komunikimit elektronik respektojnë të drejtat themelore dhe\n\nparimet e përgjithshme të së drejtës, të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe\n\nkonventat ndërkombëtare përkatëse, ku Shqipëria ka aderuar.\n\n2. Çdo masë në lidhje me aksesin ose përdorimin e shërbimeve dhe aplikacioneve nga përdoruesit\n\nfundorë nëpërmjet rrjeteve të komunikimeve elektronike, të cilat mund të kufizojnë ushtrimin e të\n\ndrejtave ose lirive të njohura nga aktet e përmendura në pikën 1 të këtij neni, duhet të vendoset vetëm\n\nnëse parashikohet nga legjislacioni në fuqi dhe respekton ato të drejta ose liri. Masat duhet të jenë\n\nproporcionale dhe të nevojshme për përmbushjen e objektivave të interesit të përgjithshëm, të njohura\n\nnga legjislacioni në fuqi, ose në nevojën për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve, në përputhje me\n\npikën 1 të këtij neni dhe me parimet e përgjithshme të së drejtës, duke përfshirë të drejtën për një\n\nrregullim efektiv dhe për një gjykim të drejtë.\n\n3. Këto masa merren vetëm duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të drejtën e\n\nprivatësisë. Një procedurë paraprake, e drejtë dhe e paanshme duhet të garantohet, duke përfshirë të\n\ndrejtën për t’u dëgjuar të personit ose të personave të interesuar, në varësi të nevojës për kushte të\n\npërshtatshme dhe rregullime procedurale në rastet urgjente të vërtetuara siç duhet, në përputhje me\n\nKushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare përkatëse, ku Shqipëria ka\n\naderuar.\n\nNeni 140\n\nNiveli i harmonizimit\n\n\n1. Rregullat për mbrojtjen e përdoruesit fundor, të zbatuara nga AKEP-i ose autoriteti kompetent\n\npër mbrojtjen e konsumatoritduhet të jenë në përputhje me parashikimet e nenit 141 deri në 154 të këtij\n\n,\n\nligji, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.\n\n81\n\n2. Zbatimi i dispozitave më të rrepta për mbrojtjen e konsumatorit, që ndryshojnë nga ato të\n\nparashikuara në nenin 141 deri në 154 të këtij ligji, mund të vazhdojë deri në një vit nga data e hyrjes në\n\nfuqi të këtij ligji, me kushtin që këto dispozita janë ende në fuqi në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe\n\nçdo kufizim në funksionimin e tregut shqiptar, që rrjedh prej tyre, të jetë në proporcion me objektivin e\n\nmbrojtjes së konsumatorit.\n\nNeni 141\n\nKërkesat për kontratat\n\n\n1. Para lidhjes së kontratës apo pranimit të një oferte korresponduese nga konsumatori, ofruesit e\n\nshërbimeve të komunikimit elektronik, të disponueshme për publikun, përveç shërbimeve të\n\ntransmetimit për ofrimin e shërbimeve makinë-makinë, janë të detyruar t’i ofrojnë konsumatorit\n\ninformacionin e kërkuar sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe sipas nenit 180 të këtij ligji në atë\n\nmasë që lidhet me shërbimin që ofrohet.\n\n2. Informacioni sipas pikës 1 të këtij neni ofrohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme nëpërmjet\n\nnjë mjeti të qëndrueshëm dhe përcaktimeve në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit ose në rastet kur\n\ndhënia e këtij informacioni nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm nuk është e mundur, ai vihet në\n\ndispozicion nga ofruesi i shërbimit, në një dokument që mund të aksesohet dhe të shkarkohet lehtësisht\n\nnga përdoruesi.\n\n3. Ofruesi i shërbimit informon qartësisht konsumatorin për disponibilitetin e dokumentit, të\n\npërcaktuar në pikën 2 të këtij nenisi dhe për rëndësinë e shkarkimit të tij për qëllime të dokumentimit,\n\n,\n\nreferimit dhe riprodhimin e pandryshueshëm të tij në të ardhmen. Ky informacion, sipas kërkesës, duhet\n\ntë ofrohet në një format të aksesueshëm për përdoruesit fundorë me aftësi të kufizuara, në përputhje me\n\nlegjislacionin në fuqi që harmonizon kërkesat e aksesueshmërisë për produktet dhe shërbimet.\n\n4. I Informacioni i referuar në pikat 1 dhe 5 të këtij neni duhet t’u jepet gjithashtu përdoruesve fundorë,\n\nqë janë ndërmarrje mikro ose të vogla ose organizata jofitimprurëse, përveç rasteve kur këta përdorues\n\njapin pëlqimin e shprehur se heqin dorë nga të gjitha ose një pjesë e të drejtave të përfshira në këto\n\ndispozita.\n\n5. Ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun, përveç\n\nshërbimeve të transmetimit të përdorura për ofrimin e shërbimeve makinë-makinë, duhet t’u vënë në\n\ndispozicion konsumatorëve një përmbledhje të shkurtër dhe lehtësisht të lexueshme të kontratës. Kjo\n\npërmbledhje duhet të identifikojë elementet kryesore të kërkesave të informacionit, sipas pikës 1 të këtij\n\nneni, ku përfshihen të paktën:\n\na) emri, adresa dhe detaje të kontaktit të ofruesit dhe, nëse është i ndryshëm, dhe detajet e kontaktit\n\npër ankesat;\n\nb) karakteristikat kryesore të secilit shërbim të ofruar;\n\nc) çmimet përkatëse për aktivizimin e shërbimit të komunikimeve elektronike, përfshirë të gjitha\n\ntarifat fikse periodike ose në bazë të konsumit të njësive, kur shërbimi ofrohet kundrejt pagesës direkte\n\nmonetare;\n\nç) kohëzgjatja e kontratës dhe kushtet për rinovimin dhe përfundimin e saj;\n\nd) masa në të cilën produktet dhe shërbimet janë të projektuara për përdoruesit fundorë me aftësi të\n\nkufizuara;\n\ndh) në lidhje me shërbimet e aksesit në internet, një përmbledhje të informacionit të kërkuar, sipas\n\nshkronjave “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 178 të këtij ligji.\n\n6. Ofruesit e shërbimit, që janë objekt i zbatimit të detyrimeve, sipas pikës 1 të këtij neni, plotësojnë\n\nnë mënyrën e duhur modelin përmbledhës të kontratës me informacionin e kërkuar, në përputhje me\n\nrregulloren e miratuar nga AKEP-i dhe pajisin konsumatorin me përmbledhjen e kontratës, pa pagesë\n\ndhe përpara lidhjes së kontratës, përfshirë për kontratat në largësi. Kur për arsye objektive teknike është\n\ne pamundur të sigurohet përmbledhja e kontratës në atë moment, ajo duhet të sigurohet më pas dhe pa\n\nvonesa të panevojshme dhe kontrata bëhet efektive kur konsumatori pas marrjes së përmbledhjes së\n\nkontratës konfirmon dakordësinë e tij.\n\n7. Informacioni i referuar në pikat 1 dhe 5 të këtij neni, duhet të bëhet pjesë përbërëse e kontratës\n\ndhe nuk duhet të ndryshohet, përveçse kur palët kontraktuese bien dakord ndryshe shprehimisht.\n\n82\n\n8. Kur shërbimet e aksesit në internet ose shërbimet e komunikimit ndërpersonal, të disponueshme\n\npër publikun, faturohen në bazë të kohës ose sasisë së konsumuar, ofruesit e tyre duhet t’u ofrojnë\n\nkonsumatorëve mundësinë për të monitoruar dhe për të kontrolluar përdorimin e secilit prej këtyre\n\nshërbimeve. Kjo lehtësi do të përfshijë aksesin e informacionit në kohën e duhur mbi nivelin e konsumit\n\ntë shërbimeve të përfshira në një plan tarifor. Në veçanti, ofruesit duhet t’u dërgojnë një njoftim\n\nkonsumatorëve, përpara arritjes së çdo limiti konsumi të përfshirë në planin e tyre tarifor edhe kur sasia\n\ne një shërbimi të përfshirë në planin e tyre tarifor konsumohet plotësisht, sipas përcaktimeve nga\n\nautoritetet kompetente në koordinim me autoritetet rregullatore kombëtare, aty ku është e nevojshme.\n\n9. AKEP-i mund t’u kërkojë ofruesve të japin informacion shtesë për nivelin e konsumit dhe të\n\nparandalojë përkohësisht përdorimin e mëtejshëm të shërbimit përkatës, mbi një kufi financiar ose sasior,\n\ntë përcaktuar nga AKEP-i.\n\n10. AKEP-i pas konsultimit me autoritetin përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorit mund të\n\nndërmarrë veprime në lidhje me aspekte që nuk rregullohen nga ky nen, veçanërisht për të adresuar\n\nproblematikat e lindura.\n\nNeni 142\n\nTransparenca, krahasimi i ofertave dhe publikimi i informacionit\n\n\n1. Ofruesit e shërbimit të aksesit në internet dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimit ndërpersonal,\n\ntë disponueshëm për publikun, kur ofrimi i këtyre shërbimeve është objekt i termave dhe kushteve të\n\nofrimit, duhet të publikojnë infoformacionin, si më poshtë:\n\na) detajet e kontaktit të sipërmarrësit;\n\nb) përshkrimin e shërbimeve të ofruara;\n\nc) mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, përfshirë ato të zhvilluara nga sipërmarrësi.\n\n2. Përshkrimi i shërbimeve të ofruara sipas shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni duhet të përmbajë:\n\na) objektin e shërbimeve të ofruara dhe karakteristikat kryesore të secilit shërbim të ofruar, përfshirë\n\nçdo nivel minimal të cilësisë së shërbimit nëse ofrohet, si dhe çdo kufizim të vendosur nga ofruesi për\n\npërdorimin e pajisjeve fundore të ofruara;\n\nb) tarifat e shërbimeve të ofruara, përfshirë informacioninpër:\n\n,\n\ni. sasinë e njësive të komunikimeve, të tilla si: sasitë e përfshira në përdorimin e të dhënave, minutat\n\npër thirrjet zanore, numrin e mesazheve të përfshira në planet tarifore specifike dhe tarifat e zbatueshme\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |