Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138d5-710b-7590-8a46-1b70642c62e6
Elsewhere
Sourceakep.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":167214,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13835-d5a0-74a0-9f9e-ca4e718737bb","original_sha256":"a9c0aef96577c75a5d9ddefa3183f2b0c255d65ee3ec2218f16f6fb225e083cf","parsed_text_sha256":"03b16f3bd123c1ec9e5b9251241c97019af945544260a9bf5f1292a6051c5eec","source_url":"https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf","start_byte":155278},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"1. Pavarësisht nga parashikimet e pikës 3 të nenit 60 të këtij ligji, AKEP-i parashikon kufizime\n\nproporcionale dhe jodiskriminuese për llojet e rrjetit radio ose të teknologjisë së aksesit pa tel, që përdoret\n\npër shërbimet e komunikimeve elektronike, kur kjo është e nevojshmepër:\n\n,\n\na) shmangien e interferencave të dëmshme;\n\nb) mbrojtjen e shëndetit publik kundër fushave elektromagnetike, duke marrë parasysh vlerësimin\n\nmaksimal, si përcaktohet në legjislacionin kombëtar;\n\nc) sigurimin e cilësisë teknike të shërbimit;\n\nç) të siguruar maksimizimin e përdorimit të spektrit të radios;\n\nd) mbrojtjen e përdorimit efikas të spektrit të radios; ose\n\ndh) sigurimin e përmbushjes së objektivit të interesit të përgjithshëm, në përputhje me pikën 3 të\n\nnenit 66 të këtij ligji.\n\n2. Plani Kombëtar i Frekuencave dhe plani i përdorimit të frekuencave parashikon kufizime\n\nproporcionale dhe jodiskriminuese për llojet e shërbimeve të komunikimit elektronik, që ofrohen kur\n\nnevojitet për të siguruar arritjen e qëllimeve të përgjithshme, të tilla si:\n\na) përmbushja e kërkesave të rregulloreve të radios të ITU-së;\n\nb) siguria e jetës;\n\nc) promovimi i ndërveprimit social, rajonal ose territorial;\n\nç) parandalimi i përdorimit joefikas të radiofrekuencave; ose\n\nd) promovimi i diversitetit kulturor, gjuhësor dhe medietik, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të\n\ntransmetimit radioteleviz.\n\n3. AKEP-i shqyrton rregullisht domosdoshmërinë e kufizimeve të përmendura në pikat 1 dhe 2 të\n\nkëtij neni, dhe bën publike rezultatet e këtyre rishikimeve. Një masë kufizuese për ofrimin e një shërbimi\n\ntë komunikimit elektronik në një brez specifik frekuencash mund të vendoset vetëm në rastet e\n\njustifikuara për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës dhe shërbimeve. AKEP-i mund të propozojë rishikimin e\n\nkufizimeve, me qëllim përmbushjen e objektivave të interesit të përgjithshëm, sipas legjislacionit në fuqi.\n\nNeni 63\n\nPlani për përdorimin e radiofrekuencave\n\n\n1. AKEP-i harton planin për përdorimin e radiofrekuencave të disponueshme për përdorim.\n\n2. Plani për përdorimin e radiofrekuencave përgatitet në përputhje me përcaktimet dhe udhëzimet e\n\nPlanit Kombëtar të Frekuencave dhe përcakton nënbandat për shërbime të ndryshme të\n\nradiokomunikimeve, duke marrë parasysh parametrat dhe kushtet teknike për përdorimin e frekuencave.\n\n38\n\n3. AKEP-i, për interes publik, vlerëson si prioritet përdorimin e spektrit të radiofrekuencave për\n\nofrimin e shërbimit universal dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.\n\n4. AKEP-i publikon planin e përdorimit të radiofrekuencave, kushtet, procedurat dhe pagesat e\n\nzbatueshme në lidhje me përdorimin e spektrit të radiofrekuencave dhe e përditëson këtë informacion\n\nrregullisht.\n\n5. Informacioni për brezat e rezervuar të frekuencave, që përdorin spektrin e radiofrekuencave për\n\nqëllime sigurie të vendit të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme dhe të Shërbimit\n\nInformativ Shtetëror, nuk bëhet publik.\n\n6. AKEP-i nxjerr një rregullore për të përcaktuar mënyrat e krijimit të shenjave të thirrjes, kodeve\n\ndhe numrave të identifikimit, përdorimin e tyre dhe llojet e shërbimeve të radiokomunikimeve për të cilat\n\nato përdoren.\n\n7. AKEP-i përcakton kushtet teknike dhe funksionimin e shërbimeve të radiokomunikimeve amatore\n\nnë përputhje me radiorregulloret e ITU-së.\n\nNeni 64\n\nMonitorimi i spektrit të frekuencave\n\n\n1. AKEP-i monitoron përdorimin e spektrit të frekuencave, të caktuara në Planin Kombëtar të\n\nFrekuencave, me qëllim që:\n\na) përdorimi i frekuencave të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, në zbatim të\n\nkushteve të autorizimit;\n\nb) spektri i frekuencave të përdoret vetëm nga përdoruesit e lejuar sipas dispozitave të këtij ligji;\n\nc) të krijojë një mjedis të përshtatshëm dhe pa interferenca të dëmshme për operimin e sistemeve dhe\n\ntë stacioneve të transmetimit radio, që do të përdoren për qëllime private ose publike.\n\n2. AKEP-i bashkëpunon për monitorimin e frekuencave, nëse një kërkesë e tillë vjen nga institucionet\n\ne tjera, të ngarkuara nga ky ligj për administrimin e spektrit të frekuencave.\n\n3. Monitorimi i frekuencave bëhet në përputhje me rregulloren përkatëse, të hartuar nga AKEP-i.\n\n4. Monitorimi i frekuencave mund të bëhet edhe me kërkesë të subjekteve, të cilat zotërojnë një\n\nautorizim të lëshuar nga AKEP-i.\n\nNeni 65\n\nMenaxhimi i orbitave satelitore dhe frekuencave shoqëruese\n\n\n1. Pozicionet gjeostatike ose joorbitale të satelitëve dhe frekuencat shoqëruese që i janë dhënë ose i\n\njanë caktuar vendit janë pasuri kombëtare me vlerë kombëtare dhe rëndësi sociale e kulturore, menaxhimi\n\ni të cilave kryhet nga shteti.\n\n2. Caktimi i të drejtave të shtetit për orbitat satelitore dhe radiofrekuencat shoqëruese të stacioneve\n\nhapësinore, që i janë caktuar vendit sipas një plani të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit,\n\nbëhet nëpërmjet një procesi konkurrues.\n\n3. Rregullat për procesin konkurrues, sipas këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të M Ministrave,\n\nme propozimin e ministrit, bazuar në sugjerimet e AKEP-it.\n\nNeni 66\n\nAutorizimi i përdorimit të spektrit radio\n\n\n1. AKEP-i nxit përdorimin e spektrit të radios, duke përfshirë dhe bashkëpërdorimin, sipas\n\nautorizimit të përgjithshëm, siç përcaktohet në nenin 26 të këtij ligji, dhe kufizon dhënien e të drejtave\n\nindividuale të përdorimit për spektrin e frekuencave në situatat kur kufizimi i këtyre të drejtave është i\n\nnevojshëm për të maksimizuar përdorimin efikas të spektrit dhe sipas kërkesës. Në të gjitha rastet e tjera,\n\nAKEP-i përcakton kushtet për përdorimin e spektrit të radios në një autorizim të përgjithshëm.\n\n2. Kur përdorimi i radiofrekuencave nuk është subjekt vetëm i autorizimit të përgjithshëm, sipas pikës\n\n8 të nenit 68 të këtij ligji, apo i nënshtrohet një konkurrimi publik, sipas këtij ligji, AKEP-i lëshon një\n\nautorizim individual sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj, duke përcaktuar kushtet për\n\n39\n\nshfrytëzimin e radiofrekuencave. Nëse AKEP-i merr aplikime të ndryshme për autorizime individuale në\n\ntë njëjtin brez frekuencash, ai i shqyrton ato sipas radhës së paraqitjes.\n\n3. Përcaktimi i regjimit më të përshtatshëm të autorizimit për përdorimin e spektrit të frekuencave\n\nbazohet në:\n\na) karakteristikat specifike të spektrit radio të përfshirë;\n\nb) nevojën për shmangien e interferencave të dëmshme;\n\nc) zhvillimin e kushteve të besueshme për përdorimin e përbashkët të spektrit radio, kur është e\n\npërshtatshme;\n\nç) nevojën për sigurimin e cilësisë teknike të komunikimeve ose shërbimeve;\n\nd) objektivat e interesit të përgjithshëm sipas legjislacionit në fuqi;\n\ndh) sigurimin e përdoririmit eficient të spektrit radio.\n\n4. Lëshimi i autorizimeve të radiofrekuencave bëhet në përputhje me përcaktimet në Planin\n\nKombëtar të Frekuencave dhe në planin për përdorimin e frekuencave, mbi baza jodiskriminuese,\n\ntransparente dhe objektive.\n\n5. Autorizimet për përdorimin e radiofrekuencave lëshohen nga AKEP-i vetëm nëse:\n\na) qëllimi i një përdorimi të tillë është parashikuar në Planin Kombëtar të Radiofrfrekuencave dhe\n\nplanin për përdorimin e radiofrekuencave;\n\nb) radiofrekuencat janë të disponueshme për përdorim;\n\nc) ato garantojnë pajtueshmërinë me përdorimin e frekuencave të tjera;\n\nç) sigurohet përdorimi i frytshëm dhe pa interferenca nga aplikanti.\n\n6. Autorizimi individual për radiofrekuencën lëshohet në bazë të një aplikimi të paraqitur në AKEP,\n\ni cili duhet të përfshijë si më poshtë:\n\na) emrin dhe adresën e sipërmarrjes;\n\nb) të dhënat e regjistrimit;\n\nc) personin ose pikën e kontaktit të sipërmarrësit;\n\nç) shpjegimet për nevojën e përdorimit të radiofrekuencave;\n\nd) zgjidhjet teknike, veçanërisht të dhënat për zonën gjeografike të përdorimit, metodën e përhapjes\n\nsë radios, llogaritjen dhe përcaktimin e zonës së shërbimit, të dhënat gjeodezike për vendndodhjen e\n\ntransmetuesit, fuqinë, modulimin dhe llojin e transmetimit, sistemin e antenës dhe pajisjet e radios.\n\n7. AKEP-i lëshon një autorizim individual brenda 30 ditëve nga data e marrjes së një kërkese të\n\nplotësuar sipas pikave 4 dhe 5 të këtij neni.\n\n8. AKEP-i refuzon lëshimin e një autorizimi individualkur:\n\n,\n\na) aplikanti ka pasur një vendim për caktimin e radiofrekuencave, i cili është revokuar në 5 vjetët e\n\nfundit për shkak të shkeljes së ligjit;\n\nb) caktimi i radiofrekuencave nuk garanton një përdorim efikas të spektrit të radiofrekuencave;\n\nc) sinjali i pajisjes radio do të shkaktonte ndërhyrje të dëmshmetë pashmangshme në pajisje të tjera\n\n,\n\nradio ose sisteme elektrike ose elektronike;\n\nç) dhënia e autorizimit rrezikon rendin publik ose sigurinë kombëtare.\n\n9. Kur është e përshtatshme, AKEP-i shqyrton mundësinë e dhënies së autorizimit të përdorimit të\n\nspektrit të radios bazuar në një kombinim të autorizimit të përgjithshëm dhe të drejtave individuale të\n\npërdorimit, duke marrë parasysh efektet e mundshme të kombinimeve të ndryshme të të drejtave\n\nindividuale të përdorimit dhe autorizimeve të përgjithshme dhe transferimeve graduale, nga një kategori\n\nnë tjetrën, për konkurrencën, inovacionin dhe hyrjen në treg.\n\n10. AKEP-i dhe autoritetet e tjera kompetente, kur marrin një vendim, sipas këtij neni, me qëllim\n\nlehtësimin e përdorimit të përbashkët të spektrit të radios, sigurojnë që kushtet për përdorimin e\n\npërbashkët të spektrit të radios të përcaktohen qartë. Kushte të tilla lehtësojnë përdorimin efikas të\n\nspektrit të radios, konkurrencën dhe inovacionin.\n\n11. AKEP-i lëshon autorizime për përdorimin e radiofrekuencave, të destinuara për qëllime kërkimi,\n\nmatjeje dhe vërtetimi të pajisjeve radiokomunikuese për një zonë të kufizuar mbulimi, por jo më shumë\n\nse 120 ditë.\n\n40\n\nNeni 67\n\nKushtet që u bashkëngjiten të drejtave individuale të përdorimit për spektrin e frekuencave\n\n\n1. AKEP-i vendos kushte të të drejtave individuale të përdorimit të spektrit të radios në përputhje\n\nme nenet 28 dhe 31 të këtij ligji, në mënyrë që të sigurojë përdorimin optimal, efektiv dhe efikas të\n\nspektrit të radios. Kushtet që i bashkëngjiten rinovimit të së drejtës së përdorimit për spektrin e\n\nfrekuencave, nuk ofrojnë avantazhe të panevojshme për mbajtësit ekzistues të këtyre të drejtave.\n\n2. AKEP-i përpara dhënies ose rinovimit të këtyre të drejtave përcakton qartë kushtet e detajuara në\n\nkëtë pikë, duke përfshirë, kur është e nevojshme:\n\na) kërkesat në lidhje me mbulimin dhe intensitetin e sinjalit, fuqinë e transmetimit;\n\nb) nivelin e përdorimit të kërkuar dhe mundësinë për të përmbushur këtë kërkesë nëpërmjet\n\ntransferimit ose qiradhënies, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i kushteve të vendosura sipas nenit 28 e\n\nvijues të këtij ligji;\n\nc) kushtet teknike dhe operacionale të nevojshme për shmangien e ndërhyrjeve të dëmshme dhe\n\nkufizimin e ekspozimit të publikut ndaj fushave elektromagnetike;\n\nç) kohëzgjatjen e së drejtës për të përdorur radiofrekuencat;\n\nd) nëse lejohet transferimi i të drejtave të përdorimit të frekuencave për atë frekuencë, si dhe kushtet\n\npër një transferim të tillë;\n\ndh) pagesat përkatëse për caktimin dhe përdorimin e frekuencave;\n\ne) detyrimet shtesë të ndërmarra nga një ofertues i përzgjedhur nëpërmjet një procesi konkurrimi,\n\ntenderimi publik për ndërtimin e një rrjeti komunikimi elektronik;\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |