Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138d5-d2f2-72fb-8bfb-a283f81721b4
Elsewhere
Sourceakep.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":226896,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13835-d5a0-74a0-9f9e-ca4e718737bb","original_sha256":"a9c0aef96577c75a5d9ddefa3183f2b0c255d65ee3ec2218f16f6fb225e083cf","parsed_text_sha256":"03b16f3bd123c1ec9e5b9251241c97019af945544260a9bf5f1292a6051c5eec","source_url":"https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf","start_byte":214955},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"që mbështeten në përdorimin e spektrit radio, u nënshtrohen pengesave ekonomike ose fizike të\n\npakapërcyeshme dhe për këtë arsye aksesi në rrjete ose shërbime nga përdoruesit fundorë është shumë i\n\nmangët ose mungon. Në rrethanat kur vetëm aksesi dhe bashkëpërdorimi i infrastrukturës pasive nuk\n\nmjaftojnëAKEP-i vendos detyrime për bashkëpërdorimin e infrastrukturës aktive.\n\n,\n\n3. A AKEP-i, sipas rastit, në bashkëpunim me ministrinë, mban parasysh:\n\na) nevojën për të maksimizuar ndërlidhjen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjatë\n\nkorridoreve kryesore të transportit, përfshirë ato që janë pjesë e korridoreve evropiane, në zona të veçanta\n\nterritoriale, si dhe rritjen e mundësisë për të zgjedhur dhe cilësinë më të lartë të shërbimit për përdoruesit\n\nfundorë;\n\nb) përdorimin efikas të spektrit radio;\n\nc) fizibilitetin teknik të bashkëpërdorimit dhe kushtet shoqëruese;\n\nç) gjendjen e konkurrencës, bazuar në infrastrukturë dhe në shërbime;\n\nd) risitë teknologjike;\n\ndh) nevojën kryesore për të forcuar nxitjen e operatorit pritës për të shtrirë së pari infrastrukturën.\n\n4. Në rast të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, AKEP-i i vendos sipërmarrësit detyrimin për të\n\nbashkëpërdorur spektrin radio me operatorin pritës të infrastrukturës në zonën përkatëse.\n\nNeni 86\n\nProcedura e AKEP-it për vendosjen e detyrimeve për akses dhe vlerësimin e tyre\n\n\n1. Detyrimet dhe kushtet e vendosura në përputhje me nenet 82, 83, 84 dhe 85 të këtij ligji duhet të\n\njenë objektive, transparente, proporcionale dhe jodiskriminuese. Këto detyrime zbatohen në përputhje\n\nme procedurat e konsultimit, të parashikuara në nenin 44 të këtij ligji.\n\n2. AKEP-i vlerëson rezultatet e këtyre detyrimeve dhe kushteve pesë vjet pas miratimit të masës së\n\nmëparshme, të miratuar në lidhje me të njëjtët operatorë dhe, bazuar në kushtet në zhvillim, vlerëson\n\n52\n\nnëse është e përshtatshme për t’i tërhequr ose ndryshuar ato. AKEP-i njofton rezultatin e vlerësimit të\n\ntij në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 44 të këtij ligji.\n\n3. Për qëllimet e neneve 82, 83, 84 dhe 85 të këtij ligji, AKEP-i është i autorizuar të ndërhyjë me\n\niniciativën e tij, aty ku justifikohet, për të siguruar objektivat e politikës së përcaktuar në nenin 5 të këtij\n\nligji, në përputhje me këtë ligj dhe në veçanti me procedurat e referuara në nenet 44 dhe 45 të këtij ligji.\n\n4. K Kur si rezultat i një analize tregu të k kryer, në përputhje me nenin 90 të këtij ligji, AKEP-i konstaton\n\nse një ose më shumë sipërmarrës nuk kanë fuqi të ndjeshme tregu në tregun përkatës, ndryshon ose\n\ntërheq kushtet në lidhje me këta sipërmarrës, në përputhje me procedurat e përmendura në nenin 44 të\n\nkëtij ligji, vetëm në masën që:\n\na) aksesi për përdoruesit fundorë në transmetimet radiotelevizive e kanalet e transmetimit dhe\n\nshërbimet e specifikuara në përputhje me detyrimet e mbartjes, siç përcaktohet në nenin 87 të ligjit nr.\n\n97/2013“Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”i ndryshuar, nuk ndikohet negativisht\n\n, ,\n\nnga një ndryshim ose tërheqje e tillë;\n\nb) perspektivat për konkurrencë efektive në tregjet e rrjedhës së poshtme, downstream nuk ndikojnë\n\nnegativisht nga një ndryshim ose tërheqje e tillë në:\n\ni. shërbimet e transmetimit televiziv digjital dhe radios me pakicë; dhe\n\nii. sistemet e aksesit të kushtëzuar dhe lehtësira të tjera shoqëruese.\n\nPalët, që preken nga ndryshimi ose tërheqja e kushteve, sipas pikës 3 të këtij neni, njoftohen\n\nparaprakisht në një periudhë të përshtatshme njoftimi. Për vlerësimin e ndikimit sipas shkronjave “a”\n\ndhe “b” të pikës 4 të këtij neni, AKEP-i kërkon informacion nga AMA.\n\n5. AKEP-i merr parasysh maksimalisht në konsideratë udhëzimet e BEREC-ut, të miratuara sipas\n\nKodit Evropian të Komunikimeve Elektronike, gjatë përcaktimit të vendndodhjes së pikave fundore të\n\nrrjetit.\n\nKREU XIII\n\n\nANALIZA E TREGUT DHE FUQIA E NDJESHME NË TREG\n\nNeni 87\n\nDispozita të përgjithshme\n\n\n1. Tregjet, që justifikojnë rregullimin dhe janë subjekt i rregullimit, në përputhje me përcaktimet e\n\nkëtij ligji, janë tregjet me pengesa të larta dhe të qëndrueshme, me natyrë ligjore ose strukturore për hyrjen\n\nnë treg, tregjet të cilat nuk janë të orientuara drejt konkurrencës efektive, brenda një periudhe kohore të\n\npërshtatshme, tregjet ku zbatimi i vetëm i ligjit të konkurrencës nuk mund të zgjidhë në mënyrën e duhur\n\ndështimet e tregut.\n\n2. Përcaktimi i tregjeve, analiza e tyre dhe përcaktimi i sipërmarrësve me fuqi të ndjeshme në treg\n\n(FNT) në tregjet përkatëse bëhet nga AKEP-i në përputhje me nenin 90 të këtij ligji.\n\nNeni 88\n\nSipërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg\n\n\n1. AKEP-i përcakton nëse sipërmarrësit kanë fuqi të ndjeshme në treg, sipas procedurës së\n\nparashikuar në nenin 90 të këtij ligji, dhe bazuar në përcaktimet e këtij neni.\n\n2. Një sipërmarrës vlerësohet me fuqi të ndjeshme në treg nëse i vetëm ose së bashku me të tjerë,\n\nzotëron një pozitë të tillë ekonomike, që i mundëson sipërmarrësit një zgjerim të ndjeshëm, pavarësisht\n\nnga konkurrentët, klientët ose përdoruesit fundorë të tij.\n\n3. Në vlerësimin e fuqisë së ndjeshme në treg, AKEP-i bazohet në kriteret e mëposhtme:\n\na) në madhësinë e sipërmarrësit, madhësinë e sipërmarrësit në raport me tregun përkatës, si edhe me\n\nndryshimet në kohë, në pozicionin relativ të tij ndaj lojtarëve të tregut;\n\nb) në pengesat e larta për hyrje në treg dhe zgjerimi i pritshëm, si rrjedhojë e konkurrencës së\n\nmundshme;\n\nc) në fuqinë kundërvepruese të blerësve;\n\nç) në zhvillimin e elasticitetit ndërmjet kërkesës dhe ofertës;\n\n53\n\nd) fafazat e zhvillimit të tregut përkatës;\n\ndh) përparësitë teknologjike;\n\ne) çdo zhvillim i rrjeteve të shitjes dhe shpërndarjes;\n\në) ekonomitë e shkallës ose ekonomitë e sektorit dhe dendësisë;\n\nf) shkallën e integrimit vertikal;\n\ng) shkallën e produkteve të diferencuara;\n\ngj) aksesin në burimet financiare;\n\nh) kontrollin për infrastrukturën që nuk mund të zëvendësohet lehtësisht;\n\ni) sjelljet e përgjithshme në treg, si: tarifat, politikat e marketingut, shërbimet dhe produktet e\n\nkufizuara ose vendosja e pengesave.\n\n4. Dy ose më shumë sipërmarrës vlerësohen se kanë një pozitë dominuese të përbashkët nëse edhe\n\nnë mungesë të lidhjeve strukturore ose të lidhjeve të tjera ndërmjet tyre veprojnë në treg në një strukturë\n\ndhe mënyrë të tillë, e cila të çon në një sjellje të bashkërenduar, në mënyrë të pavarur nga konkurrentët,\n\nklientët ose përdoruesit fundorë.\n\n5. Për të bërë përcaktimin e dominancës së bashkuar të dy ose më shumë sipërmarrësve, AKEP-i\n\nbazohet, ndër të tjera, në kriteret e mëposhtme:\n\na) zhvillimin e përqendrimit të tregut, shpërndarjen e pjesëve të tregut dhe ndryshimin në kohë të\n\ntyre;\n\nb) pengesat për të hyrë në treg dhe efektin e tyre në konkurrencën e mundshme;\n\nc) efektin e kundërveprimit të fuqisë blerëse;\n\nç) transparencën aktuale të tregut;\n\nd) fafazën e zhvillimit të tregut përkatës;\n\ndh) produktet homogjene;\n\ne) strukturën e kostos;\n\në) zhvillimin e elasticitetit të kërkesës dhe ofertës;\n\nf) zhvillimin e inovacioneve teknologjike dhe shkallën e maturisë teknologjike;\n\ng) mungesën e kapaciteteve të tepërta;\n\ngj) lidhjet informale dhe të tjera ndërmjet lojtarëve të tregut;\n\nh) mekanizmat ndëshkues\n\n;\n\ni) zhvillimin e nxitësve për konkurrencën e tarifave;\n\nj) fufuqinë ekonomike dhe financiare të sipërmarrësit.\n\n6. Kur një sipërmarrës ka fuqi të ndjeshme në treg, në tregun përkatës, ai vlerësohet se mund të ketë\n\nfuqi të ndjeshme në treg edhe në një treg përkatës tjetër, të lidhur horizontalisht, vertikalisht ose\n\ngjeografikisht me tregun e analizuar, nëse lidhjet midis dy tregjeve janë të tilla që mundësojnë shtrirjen e\n\nfuqisë së ndjeshme nga tregu i parë në tjetrin, duke fuqizuar kështu fuqinë e sipërmarrësit në treg.\n\nNeni 89\n\nProcedura për identifikimin dhe përcaktimin e tregjeve\n\n\n1. AKEP-i përcakton me rregullore tregjet përkatëse të komunikimeve elektronike dhe produktet\n\npërkatëse, të cilat justifikojnë rregullimin dhe janë subjekte të rregullimit të veçantë, në përputhje me\n\npërcaktimet e këtij ligji, me parimet e ligjit për konkurrencën dhe kushtet aktuale të tregut shqiptar dhe\n\nduke mbajtur në konsideratë kërkesat e rregullimit të veçantë të sektorit, si dhe rekomandimet e\n\nBashkimit Evropian për tregjet përkatëse të produkteve dhe shërbimeve, pas kryerjes se një konsultimi\n\npublik, në përputhje me nenin 45 të këtij ligji.\n\n2. Përveç tregjeve të identifikuara sipas pikës 1 të këtij neni, AKEP-i mund të marrë vendim duke\n\nidentifikuar tregje të tjera, subjekt ndaj rregullimit ex ante, nëse përmbushen njëherazi 3 kushtet e\n\nmëposhtme në këto tregje:\n\na) verifikimi i prezencës së barrierave të larta dhe jokalimtare të hyrjes;\n\nb) verifikimi nëse një strukturë tregu nuk ka tendencë për të shkuar në drejtimin e një konkurrence\n\nefektive brenda një afati kohor përkatës;\n\nc) vlvlerësimi nëse aplikimi vetëm i ligjit në fuqi, që rregullon fushën e konkurrencës, është ose jo i\n\nmjaftueshëm për të adresuar në mënyrë të përshtatshme dështimin e tregut të marrë në shqyrtim.\n\n54\n\n3. AKEP-i, duke iu përmbajtur maksimalisht parashikimeve të këtij ligji, përcakton tregjet përkatëse\n\ntë përshtatshme për rrethanat kombëtare, veçanërisht tregjet përkatëse, me shtrirje gjeografike lokale,\n\nrajonale ose kombëtare, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë parasysh, ndër të tjera,\n\nshkallën e konkurrencës në infrastrukturë në ato zona, në përputhje me parimet e ligjit të konkurrencës.\n\nAKEP-i, sipas rastit, merr parasysh edhe rezultatet e vrojtimit gjeografik, të kryer në përputhje me nenin\n\n43 të këtij ligji. AKEP-i kryen procesin e konsultimit, sipas këtij ligji, përpara se të përcaktojë tregjet që\n\nndryshojnë nga ato të identifikuara në rregullore.\n\nNeni 90\n\nProcedura e analizës së tregut\n\n\n1. Kur kryen analizën e një tregu që përfshihet në listën e tregjeve përkatëse, sipas parashikimeve në\n\npikën 1 të nenit 89 të këtij ligji, AKEP-i merr parasysh plotësimin e kushteve sipas shkronjave “a”, “b”\n\ndhe “c” të pikës 2 të nenit 89 të këtij ligji, përveç rasteve kur AKEP-i përcakton se një ose më shumë\n\nnga këto kritere nuk plotësohen në rrethanat specifike kombëtare.\n\n2. Gjatë procesit të analizës, sipas parashikimeve në pikën 1 të nenit 89 të këtij ligji, AKEP-i, në\n\nmungesë të parashikimeve rregullatore, merr në konsideratë zhvillimet e pritshme në të ardhmen, si më\n\nposhtë:\n\na) zhvillimet e tregut që ndikojnë në prirjen e tregut përkatës drejt konkurrencës efektive;\n\nb) të gjitha shqetësimet e mundshme për konkurrencën në nivelet e shitjes me shumicë dhe pakicë,\n\npavarësisht nëse burimi i këtyre shqetësimeve lidhet me rrjetet e komunikimeve elektronike, shërbimet e\n\nkomunikimeve elektronike apo lloje të tjera shërbimesh ose aplikacionesh që janë të krahasueshme nga\n\nkëndvështrimi i përdoruesit fundor dhe pavarësisht nëse këto kufizime janë pjesë e tregut përkatës;\n\nc) lloje të tjera rregullimesh ose masash të vendosura dhe që prekin tregun përkatës ose tregjet e\n\nshitjes me pakicë gjatë gjithë periudhës përkatëse, duke përfshirë, pa kufizim, detyrimet e vendosura në\n\npërputhje me nenet 58, 81 dhe të kreut XIII të këtij ligji;\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |