bc-ontologyGovernments, institutions, geography and law
Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.

source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf

https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138d6-4f58-72c4-9c17-d81df7fc91ec
oa:SpecificResource
Download TurtleJSON-LDN-TriplesMarkdown
Cite this
source excerpt from https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf. bc-ontology, release 0.1.0-rc38, 2026-10-21. https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138d6-4f58-72c4-9c17-d81df7fc91ec

Elsewhere

Facts

adms:identifier
oa:bodyValue
{"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":262734,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13835-d5a0-74a0-9f9e-ca4e718737bb","original_sha256":"a9c0aef96577c75a5d9ddefa3183f2b0c255d65ee3ec2218f16f6fb225e083cf","parsed_text_sha256":"03b16f3bd123c1ec9e5b9251241c97019af945544260a9bf5f1292a6051c5eec","source_url":"https://akep.al/wp-content/uploads/2024/10/ligj-2024-05-30-54.pdf","start_byte":250735},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"5. Me kërkesë të AKEP-it, sipërmarrësi, brenda një periudhe 45-ditore, duhet të provojë se tarifat e\n\ntij janë të orientuara drejt kostos. Nëse sipërmarrësi brenda periudhës kohore të përcaktuar nuk e\n\njustifikon tarifën si më sipër, AKEP-i provon se tarifat nuk janë të orientuara nga kostoja.\n\n6. AKEP-i siguron që sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg, i cili i nënshtrohet detyrimit të\n\nllogaritjes së kostos, të bëjë të disponueshme publikisht përshkrimin e sistemit të llogaritjes së kostos,\n\nduke treguar të paktën kategoritë kryesore, ku shfaqen të grupuara kostot dhe rregullat e përdorura për\n\npërcaktimin e tyre.\n\n7. AKEP-i ose një ekspert i pavarur kontabël, i përzgjedhur nga AKEP-i, ka të drejtë të kryejë\n\nauditimin vjetor të përputhshmërisë me sistemin e llogaritjes së kostos.\n\n8. Në rregullimin e tarifave sipas pikës 1, AKEP-i vlerëson të dhënat më të fundit për sa vijon:\n\na) tarifat mesatare të vendeve të Bashkimit Evropian;\n\nb) praktikat dhe rekomandimet më të mira në vendet e Bashkimit Evropian;\n\nc) tarifat e vendeve të rajonit me zhvillim të ngjashëm me Republikën e Shqipërisë;\n\nç) raportet ndërmjet tarifave të shumicës dhe pakicës;\n\nd) normën e fitimit të arsyeshëm, të realizuar nga sipërmarrësit e tjerë të komunikimeve elektronike\n\nnë vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet me zhvillim të ngjashëm me Republikën e Shqipërisë.\n\n9. Metodat e rregullimit të tarifave mund të jenë të kombinuara dhe marrin parasysh kushtet specifike\n\ntë tregut të komunikimeve elektronike në vend.\n\nNeni 101\n\nTrajtimi rregullator për rrjetet e reja me kapacitet shumë të lartë transmetimi\n\n\n1. Sipërmarrësit e përcaktuar me fuqi të ndjeshme në treg, në një ose disa tregje përkatëse, në\n\npërputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 105 të këtij ligji, mund të paraqesin angazhime për të\n\nbashkinvestuar në shtrimin e një rrjeti të ri me kapacitet shumë të lartë, që konsiston në ofrimin e\n\nelementeve të fibrave optike deri në ambientet e përdoruesit fundor ose të stacionit bazë, subjekt i\n\nkërkesave të shkronjës “b” të pikës 2 të këtij neni, në format, si më poshtë:\n\na) duke ofruar bashkëpronësi; ose\n\nb) ndarje të rrezikut afatgjatë nëpërmjet bashkëfinancimit; ose\n\nc) përmes marrëveshjeve të blerjes, duke krijuar të drejta specifike me karakter strukturor nga ofruesit\n\ne tjerë të rrjeteve ose shërbimeve të komunikimeve elektronike.\n\n2. AKEP-i gjatë vlerësimit të këtyre angazhimeve përcakton veçanërisht nëse oferta për\n\nbashkinvestim është në përputhje me të gjitha kushtet e mëposhtme:\n\na) është e hapur në çdo moment për çdo ofrues të rrjeteve apo shërbimeve të komunikimeve\n\nelektronike;\n\nb) do të lejonte bashkinvestitorët e tjerë, të cilët janë ofrues të rrjeteve ose shërbimeve të\n\nkomunikimeve elektronike të konkurrojnë në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme në terma afatgjatë në\n\ntregjet e rrjedhës së poshtme downstream, në të cilat është aktive sipërmarrja e përcaktuar me fuqi të\n\nndjeshme në treg, me terma, që përfshijnë:\n\ni. k kushte të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese, që lejojnë aksesin në kapacitetin e plotë të rrjetit,\n\nnë masën që ai është subjekt i bashkinvestimit;\n\nii. fleksibilitet, për sa i përket vlerës dhe kohës së pjesëmarrjes së çdo bashkinvestitori;\n\niii. mundësinë për të rritur një pjesëmarrje të tillë në të ardhmen; dhe\n\niv. të drejtat reciproke të dhëna nga bashkinvestitorët pas përcaktimit të infrastrukturës së\n\nbashkinvestuar\n\n;\n\nc) bërjen publike nga sipërmarrja në kohën e duhur dhe të paktën gjashtë muaj përpara fillimit të\n\nshtrirjes së rrjetit të ri, nëse sipërmarrja nuk ka karakteristikat e përcaktuara në nenin 106 të këtij ligji,\n\nperiudhë e cila mund të zgjatet në bazë të rrethanave kombëtare;\n\n61\n\nç) përmbushjen minimalisht të kritereve të përcaktuara në nenin 102 të këtij ligji, dhe se ajo është\n\nbërë me mirëbesim.\n\n3. Kur AKEP-i, bazuar në rezultatet e testit të tregut të kryer në përputhje me pikën 3 të nenit 105 të\n\nkëtij ligji, arrin në përfundimin se angazhimi i propozuar i bashkinvestimit është në përputhje me kushtet\n\ne përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, ai e bën atë angazhim të detyrueshëm, në përputhje me pikën 8 të\n\nnenit 105 të këtij ligji dhe nuk vendos asnjë detyrim shtesë në bazë të nenit 92 të këtij ligji në lidhje me\n\nelementet e rrjetit të ri me kapacitet shumë të lartë, që u nënshtrohen angazhimeve, kjo nëse të paktën\n\nnjë bashkinvestitor i mundshëm ka hyrë në një marrëveshje me sipërmarrësin e përcaktuar si me fuqi të\n\nndjeshme në treg.\n\n4. Pika 3 e këtij neni nuk cenon trajtimin rregullator të rrethanave që nuk përputhen me kushtet e\n\npërcaktuara në pikën 1 të këtij neni, duke marrë parasysh rezultatet e çdo testi tregu, të kryer në përputhje\n\nme nenin 105 të këtij ligji, por që kanë një ndikim në konkurrencë dhe merren parasysh për qëllimet e\n\nneneve 90 dhe 92 të këtij ligji.\n\n5. Duke përjashtuar pikën 3 të këtij neni, AKEP-i, në rrethana të mirëjustifikuara, vendos të mbajë\n\nose të përshtatë masat rregullatore në përputhje me nenet 92 deri në 99 të këtij ligji, për rrjetet e reja me\n\nkapacitet shumë të lartë, për të adresuar shtrembërimet e konkurrencës në tregje specifike, ku evidenton\n\nse problematikat e konkurrencës nuk mund të adresohen ndryshe, për shkak të karakteristikave specifike\n\ntë këtyre tregjeve.\n\n6. AKEP-i monitoron në mënyrë të vazhdueshme respektimin e kushteve të përcaktuara në pikën 1\n\ntë këtij neni, dhe mund t’i kërkojë sipërmarrësit të shpallur me fuqi të ndjeshme në treg të paraqesë pranë\n\nAKEP-it deklaratat vjetore të përmbushjes së angazhimeve.\n\nKy nen nuk cenon kompetencën e AKEP-it për të marrë vendime në zbatim të nenit 47 të këtij ligji,\n\nnë rast mosmarrëveshjeje ndërmjet sipërmarrjeve, që kanë të bëjnë me përmbushjen e kushteve të\n\nmarrëveshjes së bashkinvestimit, të cilat duhet të jenë në përputhje me përcaktimet e pikës 1 të këtij neni.\n\n7. Në zbatimin e rregullimeve, sipas këtij neni, AKEP-i merr në konsideratë udhëzimet përkatëse të\n\nBEREC-ut.\n\nNeni 102\n\nKriteret e vlerësimit të propozimeve për bashkinvestim\n\n\n1. Në shqyrtimin e angazhimeve për bashkinvestim, sipas nenit 101 të këtij ligji, AKEP-i vlerëson\n\nnëse janë përmbushur minimalisht kriteret e mëposhtme:\n\na) oferta e bashkinvestimit të jetë e hapur për çdo sipërmarrës gjatë gjithë ekzistencës së rrjetit të\n\nndërtuar, sipas një oferte bashkinvestimi mbi baza jodiskriminuese. Sipërmarrësi i përcaktuar me fuqi të\n\nndjeshme në treg përfshin në ofertë kushte të arsyeshme në lidhje me kapacitetin financiar të çdo\n\nsipërmarrësi, në mënyrë që bashkinvestitorët e mundshëm të demonstrojnë aftësinë e tyre për të kryer\n\npagesa me faza, mbi bazën e të cilave është planifikuar shtrimi i rrjetit, të përfshijnë pranimin e një plani\n\nstrategjik, mbi bazën e të cilit përgatiten planet afatmesme të shtrirjes etj.;\n\nb) oferta transparente të bashkinvestimit, veçanërisht:\n\ni. oferta të jetë e disponueshme dhe lehtësisht e aksesueshme në faqen e internetit të sipërmarrësit, të\n\npërcaktuar me fuqi të ndjeshme në treg;\n\nii. kushtet e plota të detajuara të vihen në dispozicion pa vonesë për çdo ofertues të mundshëm që\n\nshpreh një interes, duke përfshirë formën ligjore të marrëveshjes së bashkinvestimit dhe, kur është e\n\nnevojshme, edhe termat kryesorë për të cilët udhëhiqen parimet e bashkëfinancimit; dhe\n\niii. procesin, që përfshin udhërrëfyesin për krijimin dhe zhvillimin e projektit të bashkinvestimit dhe\n\ntë gjitha momentet e rëndësishme u komunikohen qartë të gjithë sipërmarrësve, pa asnjë diskriminim;\n\nc) oferta e bashkinvestimit përfshin kushte për bashkinvestitorët e mundshëm dhe favorizon\n\nkonkurrencën e qëndrueshme në periudhë afatgjatë, në veçanti:\n\ni. të gjithë sipërmarrësve u ofrohen terma dhe kushte të drejta, të arsyeshme dhe jodiskriminuese për\n\npjesëmarrjen në marrëveshjen e bashkinvestimit, në përputhje me kohën kur ato bashkohen, duke\n\npërfshirë termat e pozicionit financiar të nevojshëm për përvetësimin e të drejtave specifike, në kushtet\n\ne mbrojtjes që u jepet bashkinvestitorëve nga këto të drejta, si gjatë fazës së ndërtimitashtu edhe gjatë\n\n,\n\nfazës së shfrytëzimit, si përmes dhënies së të drejtave të pakthyeshme të përdorimit për jetëgjatësinë e\n\n62\n\npritshme të rrjetit të bashkinvestuar, në termat e kushtet për t’u bërë pjesë e projektit apo në përfundimin\n\ne mundshëm të marrëveshjes së bashkinvestimit.\n\nKushtet jodiskriminuese në këtë kontekst nuk nënkuptojnë që të gjithë bashkinvestitorëve potencialë\n\nt’u ofrohen saktësisht të njëjtat kushte, përfshirë kushtet financiare, por atë që të gjitha variacionet e\n\nkushteve të ofruara të justifikohen mbi bazën e kritereve të njëjta objektive, transparente, jodiskriminuese\n\ndhe të parashikueshme, sikurse numri i linjave të përdoruesve fundorë, për të cilët është marrë angazhimi;\n\nii. oferta lejon fleksibilitet në lidhje me vlerën dhe kohën e angazhimit të ofruar nga secili\n\nbashkinvestitor, për shembull me anë të një marrëveshjeje të dakordësuar dhe rritjes së përqindjes të\n\nlinjave totale të përdoruesve fundorë në një zonë të caktuar, për të cilën bashkinvestitorët mundësojnë\n\nangazhim gradual në një zonë të tillë, e cila u ofron kushte investitorëve më të vegjël, me burime të\n\nkufizuara të hyjnë në bashkinvestim në një shkallë minimale të arsyeshme dhe të shtojnë gradualisht\n\npjesët e tyre nëpërmjet garantimit të angazhimeve fillestare të përshtatshme. Përcaktimi i masës së\n\nangazhimit në financimin e ofruar nga secili bashkinvestitor reflekton faktin se investitorët e angazhuar\n\nnë fazat më të hershme, injektojnë kapitalin më shpejt dhe marrin përsipër risk më të madh;\n\niii. rritja e përfitimeve me kalimin e kohës konsiderohet e justifikuar për angazhimet e bëra në fazat e\n\nmëvonshme të projektit dhe për bashkinvestitorët e rinj, të cilët bëhen pjesë e bashkinvestimit, pas fillimit\n\ntë projektit, për të pasqyruar uljen e rrezikut dhe për të kundërshtuar çdo nxitje për ta mbajtur kapitalin\n\nnë burim në fazat e mëparshme;\n\niv. marrëveshja e bashkinvestimit lejon kalimin e të drejtave të fituara nga bashkinvestitori te\n\nbashkinvestitorët e tjerë ose palët e treta, që dëshirojnë të hyjnë në marrëveshjen e bashkinvestimit, me\n\nkusht që sipërmarrësi përfitues të jetë i d detyruar të përmbushë të gjitha detyrimet fillestare të transferuesit,\n\nsipas marrëveshjes fillestare të bashkinvestimit të këtij të fundit;\n\nv. bashkinvestitorët i ofrojnë njëri-tjetrit të drejta reciproke mbi baza të drejta dhe terma e kushte të\n\narsyeshme për të aksesuar infrastrukturën e bashkinvestuar, me qëllim ofrimin e shërbimeve në rrjedhën\n\ne poshtme downstream, duke përfshirë përdoruesit fundorë, në përputhje me kushte transparente që bëhen\n\ntë qarta në ofertën e bashkinvestimit dhe marrëveshjeve pasuese, që mund të burojnë prej saj, veçanërisht\n\nkur bashkinvestitorët janë përgjegjës individualisht ose më vete për shtrirjen e pjesëve specifike të rrjetit.\n\nPajisjet e krijuara në kuadër të bashkinvestimit duhet t’u ofrojnë akses në rrjet të gjithë\n\nbashkinvestitorëve, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në mënyrë ekuivalente me kontributin, në përputhje me\n\nterma dhe kushte të drejta dhe të arsyeshme, ku përfshihen kushtet financiare që pasqyrojnë nivele të\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON
oa:hasSource
prov:wasDerivedFrom
schema:isPartOf

Related

Errata in its text (4)oa:hasTarget