bc-ontologyGovernments, institutions, geography and law
Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.

source excerpt from https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf

https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138e4-84ee-71cc-8e25-3b755a28891a
oa:SpecificResource
Download TurtleJSON-LDN-TriplesMarkdown
Cite this
source excerpt from https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf. bc-ontology, release 0.1.0-rc38, 2026-10-21. https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138e4-84ee-71cc-8e25-3b755a28891a

Elsewhere

Facts

adms:identifier
oa:bodyValue
{"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":190313,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138d8-dbc6-7382-b211-95bd7598db49","original_sha256":"88c41520bb8b6b877438547b4e1235722f37998beaee80876eb578a03b3ee5c1","parsed_text_sha256":"e6bf42f30babe5753ebd15cd824da0812caac2613213bc9b9fd59cd673584d20","source_url":"https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf","start_byte":179356},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"specifike përpunimi nga pala tjetër, për shkak të rrezikut serioz e të pariparueshëm që u kanoset të\n\ndrejtave të ankuesit sipas këtij ligji. Komisioneri merr vendim sa më shpejt të jetë e mundur, por,\n\nnë çdo rast, jo më vonë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, nëse bllokimi\n\ni menjëhershëm është i nevojshëm e proporcional. Urdhri mund të shfuqizohet në çdo kohë nga\n\nKomisioneri sipas gjetjeve të hetimit administrativ, në rast të kundërt, është i detyrueshëm për palën\n\ntjetër deri në përfundim të shqyrtimit të çështjes.\n\nKAPITULLI II SANKSIONET\n\n\nNeni 92\n\nSanksionet administrative\n\n\n48\n\nShkeljet e këtij ligji nga kontrolluesit ose përpunuesit e të dhënave personale dënohen me\n\nsanksion administrativ në përputhje me nenet vijuese të këtij kapitulli.\n\nNeni 93\n\nKushtet e përgjithshme për vendosjen e sanksioneve administrative\n\n\n1. Komisioneri vendos sanksione administrative në përputhje me këtë nen për shkeljet e këtij\n\nligji, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 94 të këtij ligji, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi\n\npër kundërvajtjet administrative, në mënyrë të tillë që të jenë efektive, proporcionale dhe me\n\nkarakter parandalues.\n\n2. Në varësi të rrethanave për çdo rast individual, sanksionet administrative shoqërohen ose\n\nzëvendësohen me masat korrigjuese, sipas shkronjave “a”–“f”f”, të pikës 2, të nenit 83 të këtij ligji.\n\nPër të vendosur nëse sanksioni administrativ do të vendoset ose jo, si dhe masën e tij në secilin\n\nrast, mbahen në konsideratë:\n\na) natyra, rëndësia dhe kohëzgjatja e shkeljes, duke marrë parasysh natyrën, objektin ose\n\nqëllimin e përpunimit në fjalë, si dhe numrin e subjekteve të të dhënave të përfshirë dhe nivelin e\n\ndëmit të shkaktuar ndaj tyre;\n\nb) kryerja e shkeljes me dashje ose nga pakujdesia;\n\nc) çdo veprim që kontrolluesi ose përpunuesi ka ndërmarrë për të zbutur dëmin e pësuar nga\n\nsubjektet e të dhënave;\n\nç) shkalla e përgjegjësisë së kontrolluesit ose përpunuesit, duke marrë parasysh masat teknike\n\ndhe organizative të zbatuara prej tyre, në përputhje me nenet 23 e 28 të këtij ligji;\n\nd) çdo shkelje të ngjashme të mëparshme të kryer nga kontrolluesi ose përpunuesi;\n\ndh) shkalla e bashkëpunimit me Komisionerin për korrigjimin e shkeljes dhe zbutjen e efekteve\n\ntë mundshme negative të saj;\n\ne) kategoritë e të dhënave personale të prekura nga shkelja;\n\në) mënyra me të cilën Komisioneri është vendosur në dijeni të shkeljes, veçanërisht nëse\n\nkontrolluesi ose përpunuesi kanë njoftuar për shkeljen, dhe, nëse po, deri në çfarë mase e kanë bërë\n\nkëtë;\n\nf) zbatimi i masave korrigjuese, kur përpara shkeljes këto masa janë dhënë ndaj kontrolluesit\n\nose përpunuesit në lidhje me të njëjtën çështje;\n\ng) respektimi i kodeve të miratuara të sjelljes në përputhje me nenin 35 të këtij ligji, ose\n\nmekanizmat e miratuar të certifikimit në përputhje me nenin 38 të këtij ligji; dhe\n\ngj) çdo rrethanë tjetër rënduese ose lehtësuese, që lidhet me rrethanat e çështjes, si përfitimet\n\nfinanciare ose humbjet e shmangura, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga shkelja.\n\n3. Nëse një kontrollues ose përpunues, me dashje ose si pasojë e pakujdesisë në formën e\n\nneglizhencës, për të njëjtat veprime përpunimi ose për veprime të lidhura me të, shkel disa dispozita\n\ntë këtij ligji, shuma totale e sanksionit administrativ nuk tejkalon shumën e parashikuar për shkeljen\n\nmë të rëndë.\n\nNeni 94\n\nMasa e sanksionit\n\n\n1. Bazuar edhe në rrethanat e përcaktuara në pikën 2 të nenit 93 të këtij ligji, përbëjnë\n\nkundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë deri në 1 000 000 000 (një miliard) lekë, ose në\n\nrastin e një shoqërie tregtare deri në 2% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar\n\nparaardhës, cilado është më e lartë, shkeljet e detyrimeve:\n\na) të kontrolluesit dhe përpunuesit, sipas neneve 8, pika 6, e 11, të kapitullit III, të pjesës II të\n\nkëtij ligji, me përjashtim të nenit 22 të këtij ligji;\n\nb) të organizmit certifikues në përputhje me nenet 37 e 38, të këtij ligji;\n\nc) të organit monitorues, sipas pikës 3, të nenit 36 të këtij ligji.\n\n49\n\n2. Bazuar edhe në rrethanat e përcaktuara në pikën 2 të nenit 93, përbëjnë kundërvajtje\n\nadministrative dhe dënohen me gjobë deri në 2 000 000 000 (dy miliardë) lekë, ose në rastin e një\n\nshoqërie tregtare, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës, cilado\n\nqë është më e lartë, shkeljet e mëposhtme:\n\na) moszbatimi i parimeve themelore të përpunimit, përfshirë kushtet për dhënien e pëlqimit,\n\nsipas neneve 6, 7, 8 e 9, të këtij ligji;\n\nb) shkeljet e të drejtave të subjekteve të të dhënave sipas neneve 12–20 të këtij ligji;\n\nc) transferimet e të dhënave personale te një marrës në një vend të tretë ose një organizatë\n\nndërkombëtare, në kundërshtim me nenet 39–42 të këtij ligji;\n\nç) shkelja e detyrimeve, sipas neneve 43–46 të këtij ligji.\n\n3. Shkelja e detyrimit për bashkëpunim apo e çdo akti të Komisionerit, sipas pikës 1 të nenit 83\n\ntë këtij ligji, moszbatimi i një urdhri apo kufizimi të përkohshëm ose përfundimtar të përpunimit\n\nose për pezullimin e shkëmbimit të të dhënave, i nxjerrë nga Komisioneri, sipas shkronjës “b” të\n\npikës 2, të nenit 83 të këtij ligji, bazuar edhe në rrethanat e përcaktuara në pikën 2 të nenit 93 të\n\nkëtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 2 000 000 000 (dy\n\nmiliardë) lekë, ose në rastin e një shoqërie tregtare, deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për\n\nvitin financiar paraardhës, cilado që është më e lartë.\n\n4. Pa cenuar kompetencat ndihmëse të tij në nenin 83, pika 2, Komisioneri përcakton me\n\nudhëzim rregullat nëse dhe në çfarë mase mund të vendosen sanksionet administrative të\n\nparashikuara në paragrafët 1, 2 dhe 3, të këtij neni. Ky udhëzim do të bazohet në udhëzuesin e\n\nmiratuar nga Bordi Europian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.\n\nNeni 95\n\nAnkimi ndaj vendimit dhe ekzekutimi i gjobës\n\n\n1. Kundër vendimit për vendosjen e gjobës, kontrolluesi ose përpunuesi ka të drejtë të paraqesë\n\nankim në gjykatën kompetente sipas legjislacionit në fuqi.\n\n2. Ekzekutimi i gjobave në zbatim të këtij ligji bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet\n\nadministrative.\n\n3. Gjobat arkëtohen në buxhetin e shtetit.\n\nPJESA VI DISPOZITA KAKALIMTARE DHE TË FUNDIT\n\n\nNeni 96\n\nDispozita kalimtare\n\n\n1. Kërkesat, ankesat dhe kundërvajtjet, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në\n\nproces shqyrtimi nga Komisioneri ose nga gjykata, trajtohen sipas dispozitave në fuqi të ligjit në\n\nkohën e paraqitjes së tyre dhe në kohën e kryerjes së shkeljes.\n\n2. Mandati i Komisionerit në detyrë përfundon në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit\n\n80 të këtij ligji.\n\n3. Çdo autoritet publik, brenda një periudhe 3-vjeçare nga data e miratimit të këtij ligji, vlerëson\n\npërputhshmërinë e ligjeve, të rregulloreve dhe të akteve nënligjore ekzistuese me këtë ligj.\n\n4. Kur ka mospërputhje ose vakum me këtë ligj, veçanërisht me nenet 7, pikat 2 e 3, 20, pika 2,\n\nshkronja “b”, 21, pika 2, e 48, pika 2, të këtij ligji, të identifikuara gjatë vlerësimit, autoriteti publik\n\npërkatës duhet të ndryshojë ose të propozojë menjëherë ndryshime në legjislacionin dhe në aktet\n\nnënligjore përkatëse për t’i sjellë ato në përputhje me këtë ligj.\n\nNeni 97\n\nAktet nënligjore\n\n\n50\n\n1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të nxjerrë\n\naktet nënligjore në zbatim të pikës 3 të nenit 77 të këtij ligji.\n\n2. Ngarkohet Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale\n\nqë brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve\n\n31, pika 7; 36, pika 2; 37, pika 1; 38, pika 1; 40, pika 2; 43, pika 2; 65, pika 4; 66, pika 4; 82, pika 1,\n\nshkronja “d”, e 94, pika 4, të këtij ligji.\n\nNeni 98\n\nReferencat në legjislacionin në fuqi\n\n\nMe hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo referim që dispozitat ligjore dhe nënligjore bëjnë në ligjin\n\nnr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, apo dispozita të\n\nveçanta të tij, vlerësohet si i bërë në këtë ligj, për aq sa është e mundur.\n\nNeni 99\n\nShfuqizime\n\n\n1. Ligji nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar,\n\nshfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij ligji.\n\n2. Aktet nënligjore të miratuara në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të\n\ndhënave personale”, i ndryshuar, mbeten në fuqi deri në miratimin e akteve të reja nënligjore, për\n\nsa nuk bien në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji.\n\n3. Vendimet dhe autorizimet e lëshuara para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji mbeten në fuqi\n\npër sa kohë nuk bien në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji.\n\n4. Marrëveshjet ndërkombëtare, që përfshijnë transferimin e të dhënave personale te vende të\n\ntreta apo organizata ndërkombëtare, të lidhura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të cilat janë\n\nnë përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i\n\nndryshuar, mbeten në fuqi deri në momentin e ndryshimit, të zëvendësimit apo të denoncimit të\n\ntyre.\n\nNeni 100\n\nShfuqizime në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian\n\n\n1. Në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të gjitha\n\ndispozitat e këtij ligji shfuqizohen, me përjashtim të dispozitave të pjesës III dhe pjesës IV, të këtij\n\nligji.\n\n2. Dispozitat e këtij ligji që referohen nga dizpozitat e p pjesës III qëndrojnë në fuqi dhe zbatohen\n\nvetëm për përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për qëllime të\n\nparandalimit, hetimit, zbulimit ose ndjekjes së veprave penale ose ekzekutimit të dënimeve penale,\n\nduke përfshirë mbrojtjen dhe parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë publike, mbrojtjes dhe\n\nsigurisë kombëtare.\n\nNeni 101\n\nHyrja në fuqi\n\n\n1. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.\n\n2. Përjashtimisht, nenet 29, pika 3, 31, 32, 35, 36, 64, 65 e 67, pikat 2, 3 dhe 5, të këtij ligji hyjnë\n\nnë fuqi 2 (dy) vjet pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.\n\n51\n\nMiratuar në datën 19.12.2024\n\nShpallur me dekretin nr. Bajram Begaj\n\n\n.\n\n5, datë 15.1.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,\n\n\n52\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON
oa:hasSource
prov:wasDerivedFrom
schema:isPartOf

Related

Errata in its text (2)oa:hasTarget