Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138e4-8a0b-7451-b1b9-64f544334aa4
Elsewhere
Sourceakt.gov.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":71771,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a138d8-dbc6-7382-b211-95bd7598db49","original_sha256":"88c41520bb8b6b877438547b4e1235722f37998beaee80876eb578a03b3ee5c1","parsed_text_sha256":"e6bf42f30babe5753ebd15cd824da0812caac2613213bc9b9fd59cd673584d20","source_url":"https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf","start_byte":59841},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"ekzistuese, nëse ruajtja e të dhënave personale nuk kërkohet me ligj;\n\nf) vendos në dispozicion të kontrolluesit të gjitha informacionet që provojnë përmbushjen e\n\ndetyrimeve të përcaktuara në këtë nen, lejon dhe kontribuon në kryerjen e auditimeve dhe të\n\ninspektimeve nga kontrolluesi ose një auditues tjetër i autorizuar nga kontrolluesi, si dhe njofton\n\nmenjëherë kontrolluesin kur, sipas mendimit të tij, udhëzimi i dhënë nga kontrolluesi shkel këtë\n\nligj.\n\n4. Kur përpunuesi angazhon një përpunues tjetër për kryerjen e veprimeve specifike të\n\npërpunimit për llogari të kontrolluesit, atij i ngarkohen detyrimet për mbrojtjen e të dhënave të\n\npërcaktuara në pikën 3 të këtij neni, nëpërmjet një kontrate, ligji ose akti nënligjor, që ofron garanci\n\ntë mjaftueshme që përpunimi përmbush kërkesat e këtij ligji. Përpunuesi fillestar mban përgjegjësi\n\ntë plotë para kontrolluesit kur përpunuesi tjetër nuk përmbush detyrimet e tij për mbrojtjen e të\n\ndhënave.\n\n5. Zbatimi i kodit të sjelljes, sipas nenit 35 të këtij ligji, ose i mekanizmit të certifikimit, sipas\n\nnenit 37 të këtij ligji, mund të përdoret si një element nëpërmjet të cilit demonstrohen garancitë e\n\nmjaftueshme, të referuara në pikat 1 e 4 të këtij neni.\n\n6. Pa cenuar të drejtën e lirisë kontraktore ndërmjet kontrolluesit dhe përpunuesit, kontrata,\n\nligji ose akti nënligjor mund të bazohet, tërësisht ose pjesërisht, në klauzola standarde kontraktuale\n\ntë përmendura në pikën 7 të këtij neni, përfshirë edhe rastin kur ato janë pjesë e një certifikimi të\n\ndhënë kontrolluesit ose përpunuesit, në përputhje me nenet 37 e 38 të këtij ligji.\n\n7. Komisioneri mund të përcaktojë dhe të publikojë klauzola standarde kontraktuale për\n\nçështjet e përmendura në pikat 3 dhe 4 të këtij neni.\n\n8. Nëse përpunuesi shkel dispozitat e këtij neni, duke përcaktuar qëllimet dhe mjetet e\n\npërpunimit, përpunuesi konsiderohet si kontrollues në lidhje me këtë përpunim.\n\nNeni 27\n\nDetyrimi për të dokumentuar\n\n\n16\n\n1. Çdo kontrollues dhe, kur është rasti, përfaqësuesi i tij, mban dokumentacion për v veprimtaritë\n\ne tij përpunuese në mënyrë që të jetë në gjendje të japë të dhëna lidhur me përputhshmërinë me\n\nkëtë ligj. Këto të dhëna mbahen në formë të shkruar dhe në format elektronik. Të dhënat që\n\nmbahen nga kontrolluesit duhet të përmbajnë:\n\na) emrin dhe të dhënat e kontaktit të kontrolluesit dhe, sipas rastit, të kontrolluesit të\n\npërbashkët, përfaqësuesit të kontrolluesit, si dhe të nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave;\n\nb) qëllimet e përpunimit të të dhënave personale;\n\nc) një përshkrim të kategorive të subjekteve të të dhënave dhe kategorive të të dhënave\n\npersonale;\n\nç) kategoritë e marrësve, të cilëve u janë ose do t’u përhapen të dhënat personale, përfshirë\n\nmarrësit në vende të treta ose organizata ndërkombëtare;\n\nd) kur është e zbatueshme, transferimet e të dhënave personale tek një shtet i huaj ose\n\norganizatë ndërkombëtare, përfshirë identifikimin e atij shteti të huaj ose organizate ndërkombëtare\n\ndhe, në rastin e transferimeve, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 41 të këtij ligji, dokumentimin\n\ne masave të përshtatshme mbrojtëse;\n\ndh) nëse është e mundur, afatet kohore të parashikuara për fshirjen e kategorive të ndryshme\n\ntë të dhënave;\n\ne) nëse është e mundur, një përshkrim të përgjithshëm të masave teknike dhe organizative të\n\nsigurisë, të zbatuara në ambientet e kontrolluesit.\n\n2. Përpunuesi dhe, kur është rasti, përfaqësuesi i tij, mban, në format manual dhe elektronik, të\n\ndhëna të kategorive të veprimtarive të përpunimit që kryen për llogari të një kontrolluesi, që\n\npërmbajnë:\n\na) emrin dhe të dhënat e kontaktit të përpunuesit dhe, sipas rastit, të nëpunësit të mbrojtjes së\n\ntë dhënave;\n\nb) emrin dhe të dhënat e kontaktit të çdo kontrolluesi për llogari të të cilit vepron përpunuesi;\n\nc) emrat dhe të dhënat e kontaktit të nënpërpunuesve të angazhuar për detyra të caktuara;\n\nç) një përshkrim të kategorive të veprimtarive të përpunimit, të kryera për llogari të çdo\n\nkontrolluesi;\n\nd) kur është e zbatueshme, transferimet e të dhënave personale në një vend të tretë ose në një\n\norganizatë ndërkombëtare, duke përfshirë identifikimin e atij vendi të tretë ose të asaj organizate\n\nndërkombëtare, si dhe bazën ligjore, në përputhje me nenet 40–42 të këtij ligji, për këtë transferim;\n\ndh) nëse është e mundur, një përshkrim të përgjithshëm të masave teknike dhe organizative të\n\nsigurisë të zbatuara në ambientet e përpunuesit.\n\n3. Kontrolluesi ose përpunuesi i vendos të dhënat në dispozicion të Komisionerit sipas\n\nkërkesës.\n\n4. Detyrimet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk zbatohen për shoqëritë tregtare\n\nose organizatat që kanë më pak se 250 (dyqind e pesëdhjetë) persona të punësuar, me përjashtim\n\ntë rastit kur përpunimi që ato kryejnë mund të rezultojë në një rrezik për të drejtat dhe liritë e\n\nsubjekteve të të dhënave, përpunimi nuk është rastësor ose përpunimi përfshin të dhëna sensitive\n\nose të dhëna penale.\n\nSeksioni 2 Siguria e përpunimit\n\n\nNeni 28\n\nMasat për të garantuar sigurinë e përpunimit\n\n\n1. Duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike, kostot e zbatimit dhe natyrën, fushën e\n\nzbatimit, kontekstin dhe qëllimet e përpunimit, si dhe mundësinë e shfaqjes e përshkallëzimit të\n\nrrezikut për të drejtat dhe liritë e personave fizikë, kontrolluesi dhe përpunuesi zbatojnë masat e\n\n17\n\nduhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rrezikut, duke\n\npërfshirë, ndër të tjera, kur është e zbatueshme:\n\na) pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;\n\nb) aftësinë për të garantuar konfidencialitetin, integritetin, disponueshmërinë dhe\n\nqëndrueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve të përpunimit;\n\nc) aftësinë për të rivendosur disponueshmërinë dhe aksesin në të dhënat personale brenda një\n\nkohe të arsyeshme në rast incidenti fizik ose teknik;\n\nç) një proces për testimin, shqyrtimin dhe vlerësimin e rregullt të efikasitetit të masave teknike\n\ndhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit.\n\n2. Në vlerësimin e nivelit të përshtatshëm të sigurisë merren parasysh veçanërisht rreziqet që\n\nshkaktohen nga përpunimi, specifikisht, nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, humbja,\n\nndryshimi, përhapja e paautorizuar ose aksesi në të dhënat personale të transmetuara, të ruajtura\n\nose të përpunuara në çfarëdolloj mënyre.\n\n3. Zbatimi i kodit të sjelljes, sipas nenit 35 të këtij ligji, ose i mekanizmit të certifikimit, sipas\n\nnenit 37 të këtij ligji, mund të përdoret si një element nëpërmjet të cilit demonstrohet zbatimi i\n\npikës 1 të këtij neni.\n\n4. Kontrolluesi dhe përpunuesi marrin masa për të siguruar se çdo person, që vepron nën\n\nautoritetin e kontrolluesit ose të përpunuesit dhe ka akses në të dhënat personale, të mos i\n\npërpunojë ato në kundërshtim me udhëzimet e kontrolluesit, me përjashtim të rastit kur kërkohet\n\nnga legjislacioni në fuqi.\n\nNeni 29\n\nNjoftimi për cenimin e të dhënave personale\n\n\n1. Në rast të një cenimi të të dhënave personale, kontrolluesi njofton Komisionerin sa më shpejt\n\ntë jetë e mundur, por jo më vonë se 72 (shtatëdhjetë e dy) orë pas marrjes dijeni për cenimin.\n\nNjoftimi nuk kryhet kur nuk ka gjasa që cenimi i të dhënave të rrezikojë të drejtat dhe liritë e\n\nsubjekteve të të dhënave. Në rast se njoftimi nuk kryhet brenda këtyre afateve, kontrolluesi i\n\nparashtron Komisionerit arsyet që kanë shkaktuar vonesën e njoftimit.\n\n2. Përpunuesi njofton kontrolluesin menjëherë pasi merr dijeni për çdo cenim të të dhënave\n\npersonale.\n\n3. Kontrolluesi informon subjektet e të dhënave kur rreziqet e shkaktuara nga cenimi i të\n\ndhënave ndaj të drejtave dhe lirive të tyre ka të ngjarë të jenë të larta, duke i vendosur në dispozicion\n\ninformacionin sipas pikës 4 të këtij neni. Kryerja e njoftimit të subjekteve të të dhënave nuk është\n\ne nevojshme kur:\n\na) kontrolluesi ka zbatuar masa të përshtatshme teknike dhe organizative mbrojtëse, dhe këto\n\nmasa janë zbatuar për të dhënat personale të prekura nga cenimi i sigurisë, ku përfshihet enkriptimi;\n\nb) kontrolluesi ka marrë masa shtesë, që sigurojnë se rreziku i cenimit të të drejtave dhe i lirive\n\nthemelore të subjekteve të të dhënave është i ulët;\n\nc) kontrolluesi publikon njoftimin ose merr masa të tjera të ngjashme nëpërmjet të cilave\n\nsubjektet e të dhënave njoftohen në mënyrë të njëjtë dhe efektive për cenimin e sigurisë së të\n\ndhënave personale, kur njoftimi i çdo subjekti të të dhënave personale përbën një barrë të tepërt\n\npër kontrolluesin.\n\n4. Njoftimi për Komisionerin, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet që të paktën:\n\na) të përshkruajë natyrën e cenimit të të dhënave personale, duke përfshirë, kur është e mundur,\n\nkategoritë dhe numrin e përafërt të subjekteve të të dhënave, si dhe kategoritë dhe numrin e përafërt\n\ntë llogarive të të dhënave personale të prekura;\n\nb) të komunikojë emrin dhe të dhënat e kontaktit të nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave ose\n\ntë pikës tjetër të kontaktit;\n\nc) të përshkruajë pasojat e mundshme të cenimit të të dhënave personale;\n\n18\n\nç) të përshkruajë masat e marra ose të propozuara për t’u marrë nga kontrolluesi për të trajtuar\n\ncenimin e të dhënave personale, duke përfshirë, sipas rastit, masat për të zbutur efektet e\n\nmundshme negative të tij.\n\n5. Kur i gjithë informacioni i përcaktuar në pikën 3 të këtij neni nuk mund të vendoset në\n\ndispozicion në të njëjtën kohë, ai mund të vendoset në dispozicion në faza të mëvonshme dhe sa\n\nmë shpejt të jetë e mundur.\n\n6. Kontrolluesi dokumenton çdo cenim të të dhënave personale, duke përfshirë faktet, efektet\n\ne saj dhe masat korrigjuese të ndërmarra në mënyrë që Komisioneri të verifikojë përputhshmërinë\n\nme këtë nen.\n\n7. Komisioneri i përgjigjet njoftimit në përputhje me kompetencat e tij, sipas pjesës IV të këtij\n\nligji. Ai mund ta detyrojë kontrolluesin që t’u komunikojë, gjithashtu, subjekteve të të dhënave në\n\nfjfjalë cenimin e të dhënave personale, kur ka të ngjarë që cenimi të përbëjë një rrezik të lartë për të\n\ndrejtat dhe liritë e tyre dhe kur kontrolluesi nuk e ka kryer këtë komunikim.\n\nNeni 30\n\nKonfidencialiteti i të dhënave\n\n\n1. Çdo person, si kontrollues, përpunues ose punonjës i një kontrolluesi ose përpunuesi, ruan\n\nkonfidencialitetin e të dhënave personale, tek të cilat ka pasur akses për arsye profesionale, dhe ua\n\nzbulon ato të tretëve vetëm sipas ligjit dhe, në veçanti, sipas pikës 2 të këtij neni. Ky detyrim\n\nparashikohet në çdo kontratë me një përpunues, sipas nenit 26 të këtij ligji, dhe në të gjitha kontratat\n\ne punës së një kontrolluesi ose përpunuesi.\n\n2. Përpunuesit e angazhuar nga kontrolluesi dhe çdo person që vepron nën autoritetin e\n\nkontrolluesit ose të përpunuesit, i cili ka akses në të dhënat personale, i përpunon ato të dhëna\n\nvetëm sipas udhëzimeve të kontrolluesit apo të përpunuesit të angazhuar prej kontrolluesit, me\n\npërjashtim të rasteve kur përpunimi kërkohet me ligj specifik. Kontrolluesit dhe përpunuesit\n\npërcaktojnë rregulla me shkrim, në lidhje me kompetencën për të dhënë udhëzime për përpunim\n\ndhe ato u bëhen të ditura të gjithë personave të interesuar.\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |
Related
Errata in its text (3)oa:hasTarget
- evidence from https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf
- evidence from https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf
- evidence from https://akt.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/ligj-2024-12-19-124-Per-mbrojtjen-e-te-dhenave-Personale.pdf