bc-ontologyGovernments, institutions, geography and law
Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.

source excerpt from https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_200.pdf

https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13ab1-440e-7669-9fcf-d1fc7225a789
oa:SpecificResource
Download TurtleJSON-LDN-TriplesMarkdown
Cite this
source excerpt from https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_200.pdf. bc-ontology, release 0.1.0-rc38, 2026-10-21. https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13ab1-440e-7669-9fcf-d1fc7225a789

Elsewhere

Facts

adms:identifier
oa:bodyValue
{"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":47839,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13a5f-594b-72a3-bb1b-e2fe1b0d0527","original_sha256":"45bf50fce022e4cbd23da32683988a6d334eaee64600215235d5445ed6db14a4","parsed_text_sha256":"362c8e9e88c9d491033b7991ff5bb5ebeeb608073992e6fd44a3e47dafc34c04","source_url":"https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_200.pdf","start_byte":35863},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"me burgim nuk mund të kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për\n\nkryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi nuk mund të kalojë\n\nnjë vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me\n\nburgim që parashikon dispozita përkatëse.\n\nKur i dënuari si më sipër gjatë zbatimit të burgimit paguan gjobën,\n\ngjykata revokon vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të\n\nparagrafit të 7 të këtij neni.\n\nNeni 35\n\nHeqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike\n\n(Riformuluar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 5)\n\nHeqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë\n\njo më pak se pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një\n\nkrim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin publik ose ka\n\n27\n\nkryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo\n\nmë pak se dhjetë vjet.\n\nHeqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të\n\njepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një\n\ndënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet,\n\nkur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim.\n\nNeni 36\n\nKonfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale\n\ndhe produkteve të veprës penale\n\n(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 4)\n\n1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me\n\nmarrjen dhe kalimin në favor të shtetit:\n\na) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për\n\nkryerjen e veprës penale;\n\nb) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie,\n\nsi dhe dokumentet ose instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose\n\ninteresa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet drejtpërdrejt ose\n\ntërthorazi nga kryerja e veprës penale;\n\nc) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e\n\nveprës penale;\n\nç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të\n\nprodukteve të veprës penale;\n\nd) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të\n\ncilave përbëjnë vepër penale, edhe kur nuk është dhënë vendim dënimi.\n\n2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose\n\nshndërruar pjesërisht ose plotësisht në pasuri të tjera, këto të fundit i\n\nnënshtrohen konfiskimit.\n\n3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të\n\nfituara në rrugë të ligjshme, këto të fundit konfiskohen deri në vlerën e\n\nprodukteve të veprës penale.\n\n4. Konfiskimit i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e\n\n28\n\ntjera nga produktet e veprës penale, nga pasuritë në të cilat janë\n\ntransformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose nga\n\npasuritë me të cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe\n\nmënyrë sikurse produktet e veprës penale.\n\nNeni 37\n\nNdalimi për të drejtuar automjete\n\nNdalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë\n\nnga një gjer në pesë vjet, kundër personave që kanë kryer vepër penale,\n\nkur çmohet se do të ketë efekt parandalues apo pajtohet me natyrën e\n\nveprës së kryer.\n\nNeni 38\n\nHeqja e dekoratave dhe e titujve\n\nHeqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që\n\nkanë kryer një vepër penale që dënohet me burgim dhe çmohet se\n\nmbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.\n\nHeqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur\n\npersoni dënohet për një krim mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë\n\nvjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.\n\nNeni 39\n\nHeqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë apo mjeshtërisë\n\nHeqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një\n\nmjeshtërie e ndalon të dënuarin të ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë\n\npër të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë\n\nnga organi kompetent.\n\nHeqja e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë\n\njepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjedhojë e\n\nçdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato.\n\n29\n\nNeni 40\n\nHeqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese\n\n(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 6)\n\nHeqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë\n\npersonave juridikë, i heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e\n\ndrejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë\n\ntjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik.\n\nHeqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë\n\npersonave juridikë është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale dhe\n\njepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka\n\nshpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat\n\nqë lidhen me detyrën.\n\nKur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet burgim,\n\nkjo e drejtë mund të hiqet për një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet.\n\nNeni 41\n\nNdalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative\n\nNdalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative jepet\n\nnga gjykata për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet se\n\nqëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin publik.\n\nNeni 42\n\nNxjerrja jashtë territorit\n\nNxjerrja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga\n\ngjykata ndaj shtetasit të huaj dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe\n\nçmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës së\n\nShqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.\n\nVendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur\n\nshtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton shtetësinë shqiptare.\n\n30\n\nNeni 43\n\nPublikimi i vendimit gjyqësor\n\nPublikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se njohja\n\ne përmbajtjes së vendimit ka interes për persona juridikë e fizikë.\n\nPublikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit\n\nqë me shpenzimet e veta të publikojë në një apo disa gazeta ose stacione\n\nradiotelevizive tërësisht apo pjesërisht vendimin gjyqësor, sipas\n\nurdhërimit të bërë nga gjykata.\n\nData e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.\n\nOrganet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të bëjnë\n\npublikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata.\n\nPublikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja\n\ne sekretit shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket morali\n\nshoqëror.\n\nNeni 44\n\nMënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese\n\nKur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një\n\nose disa nga dënimet plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij\n\nKodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor.\n\nPër numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i\n\ntyre fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga\n\ndënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës së\n\nvuajtjes së dënimit me burgim.\n\nNeni 45\n\nZbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë\n\n(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 4)\n\n(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 7)\n\nPersonat juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore,\n\n31\n\npërgjigjen penalisht për vepra penale, të kryera në emër ose në dobi të\n\ntyre nga organet dhe përfaqësuesit e tyre.\n\nNjësitë e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për\n\nveprime të kryera gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, të cilat mund\n\ntë ushtrohen nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike.\n\nPërgjegjësia penale e personave juridikë nuk përjashton atë të\n\npersonave fizikë, të cilët kanë kryer ose janë bashkëpunëtorë në\n\nkryerjen e të njëjtave vepra penale.\n\nVeprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen ndaj\n\npersonave juridikë, si dhe procedura për vendosjen dhe ekzekutimin e\n\ntyre rregullohen me ligj të veçantë.\n\nNeni 46\n\nMasat mjekësore dhe edukuese\n\nMasat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të\n\npapërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese\n\nmund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për\n\nshkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.\n\nMasat mjekësore janë:\n\n1. Mjekimi i detyruar ambulator\n\n2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor\n\nMasa edukuese është:\n\n1. Vendosja e të miturit në një institucion edukimi\n\nVendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i\n\nrevokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është\n\ndhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që pas\n\nkalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim\n\nvendimin e saj.\n\nRregullat për revokimin e vendimit gyqësor që përmban masën\n\nmjekësore dhe edukuese, parashikohen në Kodin e Procedurës Penale.\n\n32\n\nKREU VI CAKTIMI I DËNIMIT\n\n\nNeni 47\n\nMënyra e caktimit të dënimit\n\nGjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së\n\npërgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar në\n\nligj për veprën penale.\n\nNë caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh\n\nrrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si\n\ndhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese.\n\nNeni 48\n\nRrethanat lehtësuese\n\nLehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:\n\na) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive\n\nmorale e shoqërore;\n\nb) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të\n\nshkaktuar nga provokimi ose veprime të padrejta të viktimës apo të\n\nndonjë personi tjetër;\n\nc) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të\n\nudhëzimeve të padrejta të eprorit;\n\nç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;\n\nd) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale\n\nose ka ndihmuar aktivisht për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës\n\npenale;\n\ndh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së\n\nveprës penale;\n\ne) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale\n\ndhe të dëmtuarit janë normalizuar.\n\n33\n\nNeni 49\n\nGjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të\n\nkëtij Kodi, mund të marrë në konsideratë edhe rrethanat të tjera për\n\nsa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit.\n\nNeni 50\n\nRrethanat rënduese\n\n(Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin\n\nnr.8733, datë 24.1.2001, neni 5)\n\n(Ndryshuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 8)\n\nRëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë:\n\na) kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta;\n\nb) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të\n\nfshehur përgjegjësinë penale të një tjetri apo për të shmangur dënimin\n\npër një vepër penale tjetër ose për të realizuar, ose për të siguruar për\n\nvete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material;\n\nc) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori;\n\nç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të\n\nkryer më parë;\n\nd) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës\n\npenale;\n\ndh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik\n\nose shërbimin fetar;\n\ne) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzana ose\n\npersonave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;\n\nf) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera;\n\ng) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet\n\nfamiljare, të miqësisë, të mikpritjes;\n\ngj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim;\n\nh) kryerja e veprës penale më shumë se një herë;\n\n34\n\ni) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake,\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON
oa:hasSource
prov:wasDerivedFrom
schema:isPartOf

Related

Errata in its text (6)oa:hasTarget