Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/3-Ligji-Nr.-43-2023-Per-Qeverisjen-Elektronike.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13ab9-6286-75f2-87d4-195fb2762fbd
Elsewhere
Sourceqsha.gov.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":35812,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13ab7-d765-74c1-9c41-2b59a10983fe","original_sha256":"19d6100fd205d4008a72e2af9ed8c326210564896bfcdec28acc2911f5b39305","parsed_text_sha256":"6f350df9fb0f1355e972d6c049015f9246e61ffd103ae1c884c582015fb8ff9f","source_url":"https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/3-Ligji-Nr.-43-2023-Per-Qeverisjen-Elektronike.pdf","start_byte":23828},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"dhënat personale vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve elektronike, në përputhje me parimet dhe\n\nkriteret ligjore të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.\n\nNeni 13\n\nKomunikimi në formë elektronike për shërbime elektronike\n\n\n1. Shtetasit, autoritetet publike dhe subjektet private:\n\na) kanë komunikim nëpërmjet postës elektronike shtetërore në marrëdhënien:\n\ni. qeveri-biznes-qeveri;\n\nii. qeveri-shtetas-qeveri;\n\nb) përdorin sistemet e TIK-ut, me qëllim ofrimin/përdorimin/marrjen e shërbimeve elektronike;\n\nc) përdorin portalin “e-Albania” për kërkesat, dorëzimin e dokumenteve shoqëruese të kërkuesit,\n\nkryerjen e pagesës elektronike, marrjen e shërbimit dhe dokumentet përfundimtare me nënshkrim\n\nelektronik dhe/ose vulë elektronike;\n\nç) japin dokumente elektronike të krijuara nga ata vetë me vulë elektronike dhe/ose nënshkrim\n\nelektronik.\n\n2. Shërbimi në mënyrë elektronike ofrohet si alternativa e vetme për marrjen e shërbimit përmes\n\nportalit “e-Albania”, si pika e vetme e kontaktit që mundëson aksesin për kërkesë në shërbimet\n\nelektronike on-line, të ofruara nga administrata publike, duke i grupuar sipas kategorive të ndryshme.\n\nNeni 14\n\nPortali qeveritar “e-Albania”\n\n\n1. Portali “e-Albania” është pika e vetme e kontaktit, e cila mundëson aksesin për kërkesë në\n\nshërbimet elektronike on-line të ofruara nga administrata publike, duke garantuar transaksionin\n\nelektronik të kryer, i cili gjeneron dokument elektronik.\n\n2. Portali “e-Albania” ofron shkëmbimin e të dhënave në mënyrën elektronike me bazat e të\n\ndhënave të ndërlidhura në platformën qeveritare të ndërveprimit, si dhe të shërbimeve elektronike në\n\nportal dhe në modulin e tij për nëpunësit e administratës publike për çdo person fizik dhe juridik, që\n\nushtron funksionin në përputhje me legjislacionin në fuqi, sipas tarifave të përcaktuara në vendimin e\n\nKëshillit të Ministrave.\n\n7\n\n3. Portali “e-Albania” mundëson përmes platformës qeveritare të ndërveprimit shkëmbimin e të\n\ndhënave të sistemeve elektronike (baza të dhënash shtetërore) në përputhje me kushtet e siguruara si\n\nmë poshtë:\n\na) çdo sistem elektronik (bazë të dhënash shtetërore) përdor shërbimin e dërgimit të të dhënave\n\nparësore (të cilat janë informacione specifike, të mbledhura në përputhje me aktin e krijimit të bazës së\n\ntë dhënave) nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit, duke pranuar transmetimin e këtyre të\n\ndhënave nga administratori i kësaj platforme;\n\nb) transmetimi i të dhënave merret përsipër nga platforma në kohë reale dhe pa të drejtë përpunimi\n\npër shpërndarjen te marrësi i tyre me një mesazh të dhënash, që është shënuar në mënyrë elektronike\n\ndhe përmban datën dhe kohën e marrjes së tyre.\n\n4. AKSHI/institucioni shërbimofrues kërkon ndryshimin e sistemeve dhe të proceseve elektronike\n\nnë to, krijimin e shërbimeve të reja elektronike, me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore nga\n\nportali “e-Albania”, si dhe monitoron përdorimin dhe mbarëvajtjen e portalit.\n\nKREU III VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT ELEKTRONIK\n\n\nNeni 15\n\nVlefshmëria ligjore e dokumentit elektronik\n\n\nDokumenti elektronik ka vlefshmëri ligjore vetëm në ato raste kur ai krijohet, dërgohet, merret,\n\nmbahet dhe ruhet, duke zbatuar teknologjitë e informacionit, nëpërmjet kompjuterëve, sistemeve\n\nkompjuterike, pajisjeve të ngjashme dhe programeve elektronike, duke përmbushur plotësisht kërkesat\n\ne përcaktuara në nenet 16, 17 dhe 18 të këtij ligji.\n\nNeni 16\n\nKriteret e dokumentit elektronik\n\n\nPërgjatë ciklit të dokumentit, në veprimet e përfshira në të, dokumenti elektronik duhet të sigurojë:\n\na) nënshkrim elektronik dhe/ose vulë elektronike sipas legjislacionit në fuqi për nënshkrimin\n\nelektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara;\n\nb) të dhënat e krijuesit të dokumentit elektronik;\n\nc) pacenueshmërinë e dokumentit elektronik;\n\nç) akses në përmbajtjen e dokumentit elektronik përgjatë gjithë ciklit të dokumentimit;\n\nd) qartësi në leximin e përmbajtjes së tij.\n\nNeni 17\n\nStruktura e dokumentit elektronik\n\n\nDokumenti elektronik përbëhet nga pjesa e përgjithshme dhe ajo e posaçme e tij, të cilat janë të\n\npandashme:\n\na) pjesa e përgjithshme paraqet informacionin e përmbajtjes së dokumentit elektronik. Nëse\n\ndokumenti elektronik ka për qëllim t’i dërgohet një marrësi të përcaktuar, kjo pjesë përmban edhe\n\nemrin e marrësit;\n\nb) pjesa e posaçme përfshin një apo disa nënshkrime elektronike dhe/ose vula elektronike dhe\n\ninformacion, që i përkasin kohës së krijimit të dokumentit elektronik, si dhe të dhëna të tjera, që i\n\npërkasin cilësisë dokumentare, sipas përcaktimeve të pikës 7 të nenit 4 të këtij ligji.\n\nNeni 18\n\nForma e paraqitjes së dokumentit elektronik\n\n\nDokumenti elektronik ka formën e paraqitjes së tij të brendshme dhe formën e paraqitjes së\n\njashtme:\n\n8\n\na) forma e brendshme e paraqitjes së dokumentit elektronik është forma numerike, e përftuar nga\n\npërpunimi, dërgimi, marrja dhe ruajtja e dokumentit elektronik me një sistem programesh dhe pajisjesh\n\nkompjuterike;\n\nb) forma e jashtme e paraqitjes së dokumentit elektronik është paraqitja vizuale dhe e kuptueshme e\n\npërmbajtjes së tij në ekranin e kompjuterit, në pajisje të tjera të ngjashme, në letër ose në mjete të tjera\n\ntë materializuara, prodhuar nga forma e brendshme e paraqitjes sipas shkronjës “a” të këtij neni.\n\nNeni 19\n\nUniciteti i dokumentit elektronik\n\n\n1. Çdo dokument elektronik është unik.\n\n2. Nëse i njëjti person përgatit dy apo më shumë dokumente elektronike, me përmbajtje të njëjtë, në\n\nformë elektronike, ose kur njëri prej të cilëve është krijuar në letër, këto dokumente trajtohen si të\n\npavarura.\n\nNeni 20\n\nKopja në letër e dokumentit elektronik\n\n\n1. Vërtetimi i kopjes në letër i dokumentit elektronik nga institucionet publike kryhet nga personat e\n\nautorizuar nga titullari i institucionit.\n\n2. Në të gjitha rastet e tjera, vërtetimi i kopjes në letër të dokumentit elektronik kryhet nga noteri\n\npublik.\n\n3. Kopja në letër, e vërtetuar si kopje e dokumentit elektronik, mban shënimin “Kopje e njëjtë me\n\ndokumentin elektronik”.\n\n4. Rregullat dhe procedurat për vërtetimin e kopjes në letër të dokumentit elektronik, nëpërmjet\n\nvendosjes së një apo më shumë kodeve dydimensionale, përcaktohen me udhëzim të drejtorit të\n\npërgjithshëm të AKSHI-t.\n\nNeni 21\n\nFuqia ligjore e dokumentit elektronik dhe e kopjes së tij në letër\n\n\n1. Dokumenti elektronik, si dhe kopja e tij në letër, e realizuar në përputhje me nenin 20 të këtij ligji,\n\nkanë të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si dokumenti fizik.\n\n2. Dokumenti elektronik, që plotëson kriteret e nenit 16 të këtij ligji, përdoret si provë.\n\n3. Organi publik, që merr dokumentin elektronik si provë, përcakton vlefshmërinë e tij duke\n\nmbajtur parasysh të dhënat për përgatitjen, ruajtjen, transmetimin, sigurinë dhe autenticitetin e\n\nnënshkrimit elektronik dhe/ose vulës elektronike të tij, si dhe rregullat e përcaktuara nga legjislacioni në\n\nfuqi.\n\nKREU IV\n\n\nAUTORITETI PËRGJEGJËS I QEVERISJES ELEKTRONIKE, ORGANIZIMI DHE\n\nFUNKSIONIMI\n\n\nSeksioni 1\n\nQeverisja elektronike\n\nNeni 22\n\nAutoriteti përgjegjës i qeverisjes elektronike\n\n\n1. Autoriteti përgjegjës për qeverisjen elektronike është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së\n\nInformacionit, në vijim AKSHI.\n\n2. AKSHI është institucioni përgjegjës për infrastrukturën qendrore të shërbimeve elektronike dhe\n\nofrimin e shërbimeve elektronike të përqendruara, në zbatim të këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për\n\nshërbimet publike.\n\n9\n\n3. Pranë AKSHI-t krijohet dhe funksionon Komiteti Ndërministror për Teknologjinë dhe\n\nInovacionin, si organ konsultativ për çështjet e teknologjisë dhe inovacionit.\n\n4. Përbërja dhe rregullat e hollësishme për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komitetit\n\nNdërministror për Teknologjinë dhe Inovacionin dhe sekretariatit teknik përcaktohen me urdhër të\n\nKryeministrit.\n\nSeksioni 2\n\nOrganizimi dhe funksionimi i AKSHI-t\n\nNeni 23\n\nStatusi i AKSHI-t\n\n\n1. AKSHI është institucion i administratës shtetërore, me statusin e personit juridik publik\n\nbuxhetor, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë. AKSHI organizohet në nivel qendror dhe e\n\nshtrin veprimtarinë e tij për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është përgjegjës për\n\nofrimin e shërbimeve në fushën e teknologjisë dhe informacionit ndaj personave fizikë dhe juridikë,\n\nautoriteteve publike dhe subjekteve private.\n\n2. AKSHI ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema e AKSHI-t përbëhet nga stema e\n\nRepublikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Kryeministria, Agjencia Kombëtare e\n\nShoqërisë së Informacionit”.\n\n3. Vula e AKSHI-t ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për\n\nrregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet,\n\nadministrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.\n\nNeni 24\n\nPërgjegjësitë e AKSHI-t\n\n\n1. AKSHI, në zbatim të misionit të tij, ka përgjegjësi si ofrues shërbimesh, si krijues e administrues i\n\ninfrastrukturave të shërbimeve, sistemeve, portaleve, shërbimeve të besuara dhe regjistrave, si\n\nkontribues në hartimin e politikave e të planeve të veprimit në fushën TIK, si dhe detyra të tjera sipas\n\npërcaktimeve të këtij ligji.\n\n2. Për përmbushjen e detyrave të veta funksionale, AKSHI përdor burimet njerëzore për ofrimin e\n\nshërbimeve elektronike 24 orë në 24 orë për 7 ditë të javës.\n\nNeni 25\n\nDetyrat e AKSHI-t si ofrues shërbimesh\n\n\nAKSHI, si ofrues shërbimesh, kryen detyrat e mëposhtme:\n\na) ofron shërbime të përqendruara on-line për shtetasit dhe për subjektet private përmes teknologjisë\n\nsë informacionit e komunikimit (TIK) për qeverisjen elektronike dhe subjektet private;\n\nb) ofron shërbime të përqendruara të TIK-ut për institucionet dhe organet e administratës\n\nshtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. Ky shërbim u ofrohet edhe institucioneve të tjera\n\npublike, me kërkesë të vetë institucionit;\n\nc) ofron shërbimet e autentifikimit, nënshkrimit elektronik, vulës elektronike dhe certifikatës\n\nelektronike për organet dhe institucionet e administratës publike dhe subjektet private, sipas tarifave të\n\npërcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave;\n\nç) mundëson ndërveprimin nëpërmjet portalit “e-Albania” dhe platformave të tjera, në funksion të\n\npërdorimit të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara, të ofruara nga ofrues të kualifikuar të\n\nbesuar, të legjitimuar në Republikën e Shqipërisë në shërbimet publike elektronike;\n\nd) ngre dhe ofron shërbime elektronike për organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e\n\nKëshillit të Ministrave dhe subjekteve private, të cilat ofrojnë shërbime publike;\n\n10\n\nDetyrat e AKSHI-t si kontribues në hartimin e politikave në fushën TIK\n\n\nj) nxjerr nga përdorimi një sistem dhe/ose një infrastrukturë\n\ni) administron kodin burim të çdo sistemi si përfaqësues i pronarit shtet që është Këshilli i\n\nqëllim, i cili mbikëqyr zbatimin e legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar;\n\nstrategjitë e hartuara nga institucioni përgjegjës për sigurimin e informacionit të klasifikuar për këtë\n\ns, BE-së, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, AKSHI ndjek dhe zbaton politikat dhe\n\nh) për pajisjet, sistemet në të cilat përpunohet informacion i klasifikuar “sekret shtetëror”, i NATO\u0002\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |
Related
Errata in its text (4)oa:hasTarget
- evidence from https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/3-Ligji-Nr.-43-2023-Per-Qeverisjen-Elektronike.pdf
- evidence from https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/3-Ligji-Nr.-43-2023-Per-Qeverisjen-Elektronike.pdf
- evidence from https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/3-Ligji-Nr.-43-2023-Per-Qeverisjen-Elektronike.pdf
- evidence from https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2024/10/3-Ligji-Nr.-43-2023-Per-Qeverisjen-Elektronike.pdf