Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://fiu.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/Kodi-Penal-RSH.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13adb-7ff9-730a-a3c9-e97fb40b1007
Elsewhere
Sourcefiu.gov.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":143573,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13ada-baca-755b-9b9a-ec85f64bf18a","original_sha256":"836b6db95cac69ea649e3430b754188474ee1ebffe5783f5f28951adfe754b5d","parsed_text_sha256":"be86f790bda90f03ea3bb45eeb16411a2c572f7718c80dafb909c8cfd83a973a","source_url":"https://fiu.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/Kodi-Penal-RSH.pdf","start_byte":131580},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese apo vaditëse, vivija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje penale\n\ndhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.\n\n54\n\nNeni 159\n\nShkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 17)\n\nLidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit, për marrjen e ujit të\n\npijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.\n\nShkatërrimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me burgim deri në pesë vjet.\n\nNeni 160\n\nShkatërrimi i veprave kulturore\n\n\nShkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer\n\nnë tre vjet.\n\nKur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare,\n\ndënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.\n\nNeni 161\n\nShkatërrimi i pronës nga pakujdesia\n\n\nShkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale,\n\ndënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.\n\nNeni 162\n\nPërplasja e mjeteve të transportit masiv\n\n\nShkaktimi nga pakujdesia i përplasjes se trenave, anijeve, avionëve, kur ka shkaktuar rrëzimin,\n\ndjegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat ose është shoqëruar me pasoja të rënda materiale,\n\ndënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.\n\nSEKSIONI IV VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË TREGTARE\n\n\nNeni 163\n\nPërpilimi i deklaratave të rreme\n\n\nPërpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, lidhur me\n\nndarjen e pjesëve të kapitalit themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e fondeve,\n\npërbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.\n\nNeni 164\n\nShpërdorimi i kompetencave\n\n\nShpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit t mbikëqyrës apo administratorët e shoqërisë\n\nme qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose\n\nme burgim gjer në pesë vjet.\n\nNeni 164/a\n\nKorrupsioni aktiv në sektorin privat\n\n\n55\n\n(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 13; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 22;\n\npjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.\n\n144, datë 2.5.2013, neni 48)\n\nPremtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt,\n\npër vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose\n\npunon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me\n\ndetyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.\n\nNeni 164/b\n\nKorrupsioni pasiv në sektorin privat\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 13; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 23;\n\npjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.\n\n144, datë 2.5.2013, neni 48)\n\nKërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të\n\ntillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i\n\nparregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat,\n\npër të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me\n\nburgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.\n\nNeni 165\n\nFalsifikimi i nënshkrimeve\n\n\nFalsifikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve apo deklarimi i rremë i derdhjeve të fondeve të\n\nshoqërisë, apo publikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i\n\nkontributit në natyrë me vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë ose me burgim gjer\n\nnë pesë vjet.\n\nNeni 166\n\nEmetimi i parregullt i aksioneve\n\n\nEmetimi i parregullt i aksioneve bërë përpara regjistrimit të shoqërisë apo kur regjistrimi është\n\nbërë në mënyrë të kundërligjshme, apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur\n\nndryshimi i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk është bërë ose nuk është regjistruar\n\napo është bërë në mënyrë të kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose\n\nme burgim gjer në tre muaj.\n\nNeni 167\n\nMbajtja e padrejtë e dy cilësive\n\n\nMbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël përbën kundërvajtje penale dhe\n\ndënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.\n\nNeni 168\n\nDhënia e informacioneve të rreme\n\n\nDhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël pranë një\n\nshoqërie tregtare, apo moskallëzimi në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk\n\n56\n\nekzistojnë rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuar në nenin 300 të këtij Kodi,\n\ndënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.\n\nNeni 169\n\nZbulimi i sekreteve të shoqërisë\n\n\nZbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj, me përjashtim të rasteve kur e\n\ndetyron ligji, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.\n\nNeni 170\n\nMosbërja e shënimeve të detyrueshme\n\n\nMosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo likuiduesi i shoqërisë përbën\n\nkundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.\n\nNeni 170/a\n\nPunësimi i paligjshëm\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998, neni 2; ndrydryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 47)\n\nPunësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas\n\nrregullave, kur është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet\n\nme gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.\n\nMoskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social nga\n\npersona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale\n\ndhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.\n\nNeni 170/b\n\nKonkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 14;\n\nndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 12)\n\nKryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të\n\nkërcënimit ose dhunës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.\n\nKur veprimet e konkurrencës drejtohen ndaj veprimtarive të financuara plotësisht ose pjesërisht\n\ndhe në çfarëdo mënyre nga shteti ose entet publike, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.\n\nSEKSIONI IV/1 VEPRA PENALE NË LIDHJE ME USHTRIMIN E VEPRIMTARIVE BANKARE DHE FINANCIARE\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)\n\nNeni 170/c\n\nUshtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)\n\nUshtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas\n\nlegjislacionit bankar në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.\n\nPo kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve,\n\ndënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.\n\n57\n\nNeni 170/ç\n\nUshtrimi pa licencë i veprimtarive financiare\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)\n\nUshtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga\n\npersona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi,\n\ndënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet.\n\nPo kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve,\n\ndënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.\n\nSEKSIONI V KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE\n\n\nNeni 171\n\nKontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)\n\nImportimi, eksportimi ose transitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e\n\ndalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë\n\nvjet.\n\nNeni 172\n\nKontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, 5, datë 5.12.2015)\n\nImportimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat pagaguhet akcizë, nëpërmjet kalimit\n\njashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme ose të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të\n\nrremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim\n\nshmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose\n\nreduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të bëjë\n\nme importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri i në shtatë vjet.\n\nHedhja në konsum e mallrave të vendosura në qararkullim të lirë pasi janë importuar me pezullim\n\ntë plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës, për shkak të destinacionit përfundimtar\n\nose të përdorimit të tyre përfundimtar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dënohet deri në\n\npesë vjet burgim.\n\nPo kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga\n\npesë deri në dhjetë vjet.\n\nNeni 173\n\nKontrabanda me mallra të licencuara\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, 5, datë 5.12.2015)\n\nImportimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, për të cilat kërkohet licencë nga organi\n\nkompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme ose të plotë,\n\nmosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin,\n\n58\n\ndestinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore,\n\ndënohen me burgim deri në pesë vjet.\n\nPo kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga\n\npesë deri në dhjetë vjet.\n\nNeni 174\n\nKontrabanda me mallra të tjera\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)\n\nImportimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së\n\nplotë ose të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit t të rremë për natyrën, llojin, cilësinë,\n\nçmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore\n\nose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat,\n\ntatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave,\n\ndënohet me burgim deri në pesë vjet.\n\nPo kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në\n\nshtatë vjet.\n\nNeni 175\n\nKontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 873733, datë 24.1.2001, neni 48)\n\nKryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë\n\ndoganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë\n\nvjet.\n\nNeni 176\n\nKontrabanda e vlerave kulturore\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)\n\nImportimi, eksportimi ose transitimi i vlerave kulturore kombëtare në kunundërshtim me dispozitat\n\nligjore në lidhje me to dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.\n\nPo kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga\n\npesë deri në dhjetë vjet.\n\nNeni 177\n\nKontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm\n\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |