Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://fiu.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/Kodi-Penal-RSH.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13adb-d6bd-7541-82eb-9d1d699b565f
Elsewhere
Sourcefiu.gov.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":275149,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13ada-baca-755b-9b9a-ec85f64bf18a","original_sha256":"836b6db95cac69ea649e3430b754188474ee1ebffe5783f5f28951adfe754b5d","parsed_text_sha256":"be86f790bda90f03ea3bb45eeb16411a2c572f7718c80dafb909c8cfd83a973a","source_url":"https://fiu.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/Kodi-Penal-RSH.pdf","start_byte":263218},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi\n\ntë tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i\n\nparregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lidhet me\n\ndetyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.\n\nNeni 319/e\n\nKorrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 43; p pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim\n\nkryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)\n\nKërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi\n\ntë tillë, për vete a për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i\n\nparregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që\n\nlidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet.\n\nNeni 320\n\nPengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës\n\n\nFshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një\n\nvendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të\n\npengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me\n\nburgim gjer në dy vjet.\n\nNeni 320/a\n\nMosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 78)\n\nMosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i\n\nngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me\n\nburgim gjer në dy vjet.\n\nKur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për\n\ntë favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me\n\nburgim gjer në tre vjet.\n\n104\n\nNeni 321\n\nVeprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës\n\n\n(Shtuar paragrafi me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 44)\n\nKryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e lindura\n\nnga dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me\n\nburgim gjer në dy vjet.\n\nKryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga\n\nurdhrat e mbrojtjes të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy\n\nvjet.\n\nNeni 322\n\nPrishja e vulave dhe shenjave\n\n\nPrishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi sende të ndryshme nga\n\norganet e ndjekjes penale dhe gjyqësore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me\n\nburgim gjer në gjashtë muaj.\n\nNeni 323\n\nLargimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit\n\n\nLargimi i të ndaluarit, arrrrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose\n\ngjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.\n\nKur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, substancave zjarrvënëse, eksplozive\n\ndhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer r në pesëmbëdhjetë vjet.\n\nNeni 324\n\nDhënia ndihmë një të burgosuri për largim\n\n\n(Ndryshuar paragrafi i p parë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)\n\nDhënia e këshillave, informatave, mjeteve të ndaluarit, të arrestuarit ose të burgosurit, me qëllim për\n\nt’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.\n\nKur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen, mbikëqyrjen apo transportimin, ose që\n\npër shkak të funksionit ka të drejtë të hyjë në instititucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluar,\n\narrestuar apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.\n\nNeni 324/a\n\nFutja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)\n\nFutja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me\n\nburgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, janë të ndaluara, dënohet me burgim nga një deri në tre\n\nvjet.\n\nPo kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga personi që ka për\n\ndetyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose profesionit ka të drejtë të hyjë në\n\ninstitucione burgimi, dënohet me burgigim nga pesë deri në dhjetë vjet.\n\nKREU X\n\n\n105\n\nVEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE\n\n\nNeni 325\n\nPengimi i subjekteve zgjedhore\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 45)\n\nPengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i\n\nkandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore,\n\ndënohet me burgim nga tre muaj gjer në tre vjet.\n\nNeni 326\n\nFalsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 46; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim\n\nkryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)\n\nFalsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me\n\nqëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të\n\npasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë\n\ntë paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.\n\nPo kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka\n\nsjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka a cenuar integritetin n e rezultatit të zgjedhjeve apo ka\n\nsjellë pavlefshmërinë e tyryre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.\n\nNeni 326/a\n\nDëmtimi me dashje i materialit zgjedhor\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 47; p pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim\n\nkryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)\n\nDëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulave,\n\nkodeve të sigurisë apo çdo materialali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim nga\n\ngjashtë muaj gjer r në pesë vjet.\n\nPo këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor r ose në bashkëpunim,\n\nose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja a të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë\n\npavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre g gjer në tetë vjet.\n\nNeni 327\n\nShkelja e fshehtësisë së votimit\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 48)\n\nShkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me\n\nzgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.\n\nNeni 327/a\n\nVotimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 49)\n\n106\n\nVotimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur\n\ndokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me\n\nburgim nga një gjer në tre vjet.\n\nLejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët zgjedhorë dënohet me burgim nga\n\nnjë gjer në pesë vjet.\n\nLejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas\n\nligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.\n\nNeni 328\n\nDhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 50)\n\nOfrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose\n\npër favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit,\n\npër të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje\n\npenale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.\n\nPranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes\n\nsë veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.\n\nNeni 328/a\n\nDetyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 51)\n\nDetyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e\n\npërdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti\n\nzgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.\n\nDetyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i\n\nnxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik,\n\nose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga\n\ntre muaj gjer në një vit.\n\nNeni 329\n\nKanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 52)\n\nKanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose\n\njo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet.\n\nKanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo\n\nzyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të\n\nveprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.\n\nKur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një\n\ngjer në pesë vjet.\n\nNeni 330\n\nPengimi i zgjedhësit\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 53)\n\n107\n\nPengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit,\n\nduke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me\n\nburgim nga gjashtë muaj gjer në një vit.\n\nKur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga\n\nkomisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.\n\nNeni 330/a\n\nBraktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve\n\n\n(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 54)\n\nBraktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga personat e ngarkuar me administrimin\n\ne procesit të votimit dhe të numërimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga\n\ngjashtë muaj gjer në dy vjet.\n\nKur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore,\n\nose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e\n\nzgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.\n\nNeni 331\n\nShkelja e së drejtës së zgjedhjes\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 55; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim\n\nkryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)\n\nMospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose\n\nregjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kananë këtë të drejtë, dënohet me burgim nga një gjer në\n\npesë vjet.\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |