bc-ontologyGovernments, institutions, geography and law
Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.

source excerpt from https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_2013_shtatordoc_823.pdf

https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13add-40e5-776d-9bd6-3f4dda6ed87c
oa:SpecificResource
Download TurtleJSON-LDN-TriplesMarkdown
Cite this
source excerpt from https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_2013_shtatordoc_823.pdf. bc-ontology, release 0.1.0-rc38, 2026-10-21. https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13add-40e5-776d-9bd6-3f4dda6ed87c

Elsewhere

Facts

adms:identifier
oa:bodyValue
{"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":35874,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13adc-97d8-7760-9185-a87feae9155a","original_sha256":"3c70bb228c63ede31fa0e466e5d80e18ada282c93814801cf1ed4ae1b656c267","parsed_text_sha256":"53d5c0c02753cdbaef32213b8447f3c50984488edf300312967970d222f48cb7","source_url":"https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_2013_shtatordoc_823.pdf","start_byte":23914},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim psikik\n\nose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të\n\nkontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.\n\nPersoni që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që\n\nka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij,\n\nështë i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të\n\ndënimit.\n\nNeni 18\n\nKryerja e veprës penale në gjendje të dehur\n\n\nNuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur.\n\nKur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë\n\nmbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.\n\nKur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për\n\nrëndimin e dënimit.\n\nRregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo\n\nstimulantëve të tjerë.\n\nNeni 19\n\nMbrojtja e nevojshme\n\n\nNuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën,\n\nshëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me\n\nkusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.\n\nMospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.\n\nNeni 20\n\nNevoja ekstreme\n\n\nNuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik real dhe\n\ntë çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me\n\nmënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh së\n\ndëmi i zmbrapsur.\n\nNeni 21\n\nUshtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës\n\n\nNuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të\n\ncaktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi\n\ni paligjshëm.\n\nKur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë\n\nurdhrin.\n\nKREU III TENTATIVA\n\n\n13\n\nNeni 22\n\nKuptimi i tentativës\n\n\nVepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta\n\npër ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.\n\nNeni 23\n\nPërgjegjësia për tentativën\n\n\nPersoni që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.\n\nGjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në\n\ntentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj\n\ndënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.\n\nNeni 24\n\nHeqja dorë nga kryerja e veprës penale\n\n\nPersoni që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me\n\ngjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.\n\nKur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementët e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet\n\npër veprën e kryer.\n\nKREU IV BASHKËPUNIMI I PERSONAVE PËR KRYERJEN E VEPRËS PENALE\n\n\nNeni 25\n\nKuptimi i bashkëpunimit\n\n\nBashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet\n\ntyre.\n\nNeni 26\n\nBashkëpunëtorët\n\n\nBashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe\n\nndihmësit.\n\nOrganizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës\n\npenale.\n\nEkzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtëpërdrejta për realizimin e veprës penale.\n\nShtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale.\n\nNdihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave, dhënie të\n\npremtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale,\n\nndihmojnë për kryerjen e saj.\n\nNeni 27\n\nPërgjegjësia e bashkëpunëtorëve\n\n\n14\n\nOrganizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjgjësi si edhe ekzekutorët për veprën penale të\n\nkryer prej tyre.\n\nNë caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes\n\nsë secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.\n\n__________________________________________________\n\nVendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, datë 26.3.2002\n\n\nMarrëveshja, që është një nga elementët e domosdoshëm për të patur bashkëpunim në kryerjen e\n\nveprës penale, madje më kryesori, mund të vendoset j jo vetëm midis organizatorit, ekzekutorit, shtytësit\n\ndhe ndihmësit që përbën formën klasike të bashkëpunimit. Ajo mund të vendoset edhe midis vetë\n\nekzekutorëve të veprës penale, (në rastet kur ata janë dy ose më shumë persona) dhe në këtë rast do të\n\nndodhemi para bashkëpunimit për të kryer vepër penale në formën e bashkekzekutimit të saj.\n\nPër të pasur këtë formë bashkëpunimi, kërkohet që secili nga personat që marrin pjesë në realizimin\n\ne veprës penale ose, thënë ndryshe, secili nga bashkekzekutorët, të kryejë veprime që të kenë lidhje të\n\ndrejt përdrejtë shkakësore me pasojën e dëshiruar nga të gjithë të tjerët dhe që vjen si rezultat i këtyre\n\nveprimeve të kryera nga secili prej bashkkzekutorëve d.m.th. secili nga bashkekzekutorët me veprimin apapo\n\nveprimet e tij, të marrë pjesë direkt në realizimin e anës objektive të veprës penale.\n\nNë të njëjtën kohë, kërkohet që veprimet e secilit p prej bashkekzekutorëve të jenë rezultat i realizimit\n\njo i dëshirave individuale të tij, por të jenë rezultat i realizimit të vullnetit të përbashkët të të gjithë\n\nbashkëkzekutorëve të një veprimtarie të caktuar, konkrete, kriminale.\n\nKur vepra penale kryhet në bashkëpunim në formën e bashkekzekutimit, midis bashkëpunëtorëve nuk\n\nka më ndarje rolesh, në kuptimin klasik të kësaj fjale (ndarje në rolet organizator, ekzekutor, shtytës ës dhe\n\nndihmës), por ka një lloj ndarjeje tjetër, e cila ka ka të bëjë me ndarjen e punëve direkte që duhet të krkryejë\n\nsecili nga bashkekzekutorët për realizimin e vullnetit të përbashkët kriminal, vullnet ky që, në fund të\n\nfundit, manifestohet në botën e jashtme, veç veprimeve të secilit, edhe me arritjen e rezultatit kriminal të\n\ndëshiruar prej tyre.\n\n__________________________________________________\n\nNeni 28\n\nForma të veçanta të bashkëpunimit\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 2; shfuqizuar paragrafi i dytë i pikës 1, ndryshuar pika 2 me\n\nligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 4)\n\n1. Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më\n\nshumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë,\n\nkohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime\n\nmateriale dhe jomateriale.\n\n2. Organizata terroriste është një formë e veçantë e organizatës kriminale, e përbërë nga dy ose më\n\nshumë persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim kryerjen e veprave me\n\nqëllime terroriste.\n\n3. Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë, municione\n\nluftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në krerët V,\n\nVI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.\n\n15\n\n4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më\n\nshumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe\n\njomateriale.\n\nGrupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e\n\nnevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të\n\nzhvilluar.\n\n5. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të armatosur ose\n\ngrup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas parashikimeve të pjesës së\n\nposaçme të këtij Kodi ose të dispozitave të tjera penale të veçanta.\n\n6. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste, bandës së armatosur ose grupit të\n\nstrukturuar kriminal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në përmbushjen e\n\nqëllimeve të veprimtarisë së tyre kriminale.\n\n7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të\n\nstrukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet\n\nvendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të zotëruara\n\ndrejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave kriminale,\n\norganizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të strukturuara kriminale.\n\nKREU V DËNIMET\n\n\nNeni 29\n\nDënimet kryesore\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79;\n\nshtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 2, shfuqizuar paragrafi I fundit me vendimin e\n\nGjykatës Kushtetuese nr.47, datë 26.7.2012)\n\nPër personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:\n\n1. Me burgim të përjetshëm\n\n2. Me burgim\n\n3. Me gjobë\n\nPër personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:\n\n1. Me burgim\n\n2. Me gjobë\n\nShfuqizuar.\n\nNeni 30\n\nDënime plotësuese\n\n\n(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 3;\n\nndryshuar pika 1 me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 3;\n\nshtuar pika 10 me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 6)\n\n16\n\nPër personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të\n\njepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:\n\n1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar funksione publike.\n\n2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.\n\n3. Ndalimi për të drejtuar automjete.\n\n4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.\n\n5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.\n\n6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.\n\n7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.\n\n8. Nxjerrja jashtë territorit.\n\n9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.\n\n10. Humbja e përgjegjësisë prindërore.\n\nGjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji\n\nparashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund të\n\nmjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.\n\nNeni 31\n\nDënimi me burgim të përjetshëm\n\n\n(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,\n\nneni 79; shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 5)\n\nDënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjgjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë.\n\nDënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë\n\nmbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë\n\n.\n\nNeni 32\n\nDënimi me burgim\n\n\n(Ndryshuar me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 2)\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON
oa:hasSource
prov:wasDerivedFrom
schema:isPartOf

Related

Errata in its text (1)oa:hasTarget