Pre-release: this release has not been published. Identifiers are permanent; descriptions may still change.
source excerpt from https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_2013_shtatordoc_823.pdf
https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13add-72ef-77ac-b83a-7be35e447cff
Elsewhere
Sourcewww.pp.gov.al
Facts
| adms:identifier | |
| oa:bodyValue | {"legal_state":"unknown","passage":{"end_byte":167547,"instrument_iri":"https://ontology.bommaritollc.com/id/01a13adc-97d8-7760-9185-a87feae9155a","original_sha256":"3c70bb228c63ede31fa0e466e5d80e18ada282c93814801cf1ed4ae1b656c267","parsed_text_sha256":"53d5c0c02753cdbaef32213b8447f3c50984488edf300312967970d222f48cb7","source_url":"https://www.pp.gov.al/rc/doc/kodi_penal_2013_shtatordoc_823.pdf","start_byte":155557},"policy":"retained-legal-source-passage-v1","quote":"Neni 170/a\n\nPunësimi i paligjshëm\n\n\n(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2;\n\nndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 47)\n\nPunësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas\n\nrregullave, kur është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me\n\ngjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.\n\nMoskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur r me punësimin dhe sigurimin social nga\n\npersona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale dhe\n\ndënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.\n\nNeni 170/b\n\nKonkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës\n\n\n(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 14;\n\nndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 12)\n\nKryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit\n\nose dhunës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.\n\nKur veprimet e konkurrencës drejtohen ndaj veprimtarive të financuara plotësisht ose pjesërisht dhe\n\nnë çfarëdo mënyre nga shteti ose entet publike, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.\n\nSEKSIONI IV/1\n\n\nVEPRA PENALE NË LIDHJE ME USHTRIMIN E VEPRIMTARIVE BANKARE DHE FINANCIARE\n\n65\n\n(Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)\n\nNeni 170/c\n\nUshtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare\n\n\n(Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)\n\nUshtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas\n\nlegjislacionit bankar në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.\n\nPo kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet\n\nme gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.\n\nNeni 170/ç\n\nUshtrimi pa licencë i veprimtarive financiare\n\n\n(Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)\n\nUshtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që\n\nnuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me\n\ngjobë ose burgim gjer në tre vjet.\n\nPo kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet\n\nme gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.\n\nSEKSIONI V KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE\n\n\nNeni 171\n\nKontrabanda me mallra të ndaluar\n\n\nImportimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në\n\nRepublikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.\n\nNeni 172\n\nKontrabanda me mallra që paguhet akcizë\n\n\nImportimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave\n\ndoganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për\n\nnatyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien\n\nnga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.\n\nNeni 173\n\nKontrabanda me mallra të licencuar\n\n\nImportimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, që kërkojnë licencë nga organi kompetent,\n\nnëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në\n\ndoganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma\n\nqë kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.\n\n66\n\nNeni 174\n\nKontrabanda me mallra të tjera\n\n\nImportimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes\n\nsë plotë apo të pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin,\n\ncilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet\n\ndoganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.\n\nNeni 175\n\nKontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 48)\n\nKryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë\n\ndoganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjtjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet\n\n.\n\nNeni 176\n\nKontrabanda e vlerave kulturore\n\n\nImportimi, eksportimi apo tranzitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat\n\nligjore në lidhje me to, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.\n\nNeni 177\n\nKontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm\n\n\nImportimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, dukuke i paraqitur ato si mallra me regjim të\n\nndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në\n\npesë vjet.\n\nNeni 178\n\nTregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë\n\n\n(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49)\n\nTregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë\n\ntjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre\n\nvjet.\n\nNeni 179\n\nRuajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë\n\n\nRuajtja, depozitimi, mbajtja apo përpunimi i mallrave që dihen se janë kontrabandë, dënohen me\n\ngjobë ose me burgim gjer në tre vjet.\n\nNeni 179/a\n\nMosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me v vlerë\n\n\n(Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 6)\n\n67\n\nMosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo\n\nlloj forme të çekut bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej vlerës\n\nsë parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy\n\nvjet.\n\n_________________________________________________\n\nVendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, datë 26.3.2002\n\n\nNë seksionin e V-të ligjvënësi ka përfshirë krimet në fushën e doganave, duke i ndarë në nëntë figura\n\ntë veçanta krimi (nenet 171-179 të Kodit Penal), të ë cilat, me përjashtim të figurave të krimit parashikuar\n\nnga nenet 178 (tregtimi i mallrave që janë kontrabandë) dhe 179 (ruajtja apo depozitimi i mallrave\n\nkontrabandë), janë forma specifike të figurës së përgjithshme të kontrabandës, variante të veçanta të saj.\n\nNë këtë përfundim arrihet pasi objektin e përgjithshëm të gjithë këtyre figurave të veçanta krimi, që\n\npërfshihen në këtë seksion, e përbëjnë të njëjtat marrëdhënie shoqërore. E përbëjnë marrëdhëniet\n\nshoqërore që janë vendosur për funksionimin normal të doganave në Republikën e Shqipërisë dhe për\n\nmbrojtjen e interesave ekonomike të saj nga çfarëdolloj veprimtarie që ka për qëllim shmangien nga\n\npagimi në Buxhetin e Shtetit të detyrimeve doganore, të cilat, në analizë të fundit, llogariten në të holla.\n\nNdarja e figurës së përgjithshme të krimit të kontrabandës në shtatë figura të veçanta kontrabande\n\nështë bërë nga ligjvënësi duke u nisur, së pari, nga natyra e mallrave me të cilat bëhet kontrabanda,\n\nregjimi juridik i tyre; së dyti, nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të secilit prej këtyre llojeve të\n\nkontrabandës dhe, së fundi, nga subjekti, duke krijuar, kështu, kushte ligjore të përshtatshme për të bërë\n\ntë mundur zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kriminalitetit në një sferë aq të rëndësishme të\n\nekonomisë, siç është ajo e veprimtarisë së organeve të doganës.\n\nKolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke u nisur nga parimet e përgjithshme të doktrinës të\n\nsë drejtës penale sipas të cilave kur ndodhemi para figurave specifike të veprës penale (delictum\n\nproprium), në të cilat bashkekzekutimi është i mundudur vetëm midis personave që janë mbajtës të disa\n\ncilësive të veçanta për të qenë subjekte të disa vepeprave penale, (subjekte të posaçme), vepra penale e\n\nkryer prej tyre do të cilësohet sipas dispozitës së ë Pjesës së Posaçme të Kodit Penal, subjekt i të cilës\n\nmund të jenë vetëm personat që janë mbajtës të këtyre cilësive të veçanta. E tillë është edhe figura e\n\nkrimit të kontrabandës nga punonjës të doganave parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.\n\nFigura e krimit të kontrabandës me mallra në regjim të ndërmjetëm, parashikuar nga neni 177 i\n\nKodit Penal dhe ajo e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga\n\nneni 177 i këtij Kodi, nuk konkurrojnë as me njëra-tjetrën, as edhe me figurat e tjera të krimit të\n\nkontrabandës që përfshihen në seksionin e V të nenit të III të Kodit Penal, në të cilin janë përfshirë ë krimet\n\nnë fushën e doganave (nenet 171-179 të Kodit Penal).\n\nNë këtë përfundim arrihet duke u nisur, së pari, nga fakti që, ashtu sikurse u përmend, objekti i të\n\ngjitha këtyre figurave krimi është i njëjtë (marrëdhdhëniet shoqërore që janë vendosur për funksionimin\n\nnormal të doganave në Republikën e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave te shtetit) dhe, së dyti, nga\n\nfakti që vet ligjvënësi, për arsye praktike, duke dadashur të lehtësojë zbatimin sa më të drejtë të tyre në\n\nfunksion të zhvillimit të një lufte sa më efektive në këtë fushë të kriminalitetit, e ka ndarë kontrabandën\n\nnë disa figura krimi, të cilat, teorikisht dhe praktktikisht, mund të përbënin paragrafe të veçantë të së\n\nnjëjtës dispozitë të Pjesës së Posaçme të Kodi Penal.\n\nFigura e krimit nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga neni 175 i Kodit\n\nPenal, nuk konkurron as me figurën e krimit të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i tijij.\n\n68\n\nNë këtë përfundim arrihet duke u nisur nga fakti se, anën objektive të figurës së krimit të\n\nshpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të cilin ligjëvënësi, veç të tjerave, e ka\n\nshprehur edhe me fjalët: “Kryerja…. e veprimeve në kundërshtim me ligjin që përbën mospërmbushje të\n\nrregullt të detyrës”, që janë shumë të përgjithshme, në figurën e krimit të parashikuar nga neni 175 i\n\nKodit Penal, këtë element përbërës të kësaj figure krimi, e ka konkretizuar, duke e shprehur me fjalët:\n\n“Kryerja e kontrabandës…” veprimtari kjo, e cila është e qartë që është në kundërshtim me ligjin dhe me\n\npërmbushjen e rregullt të detyrës të një kategorie të caktuar personash dhe konkretisht të punonjësve që\n\nlidhen me veprimtarinë doganore.\n\nKëta të fundit përbëjnë edhe subjektin e posaçëm të ë figurës së krimit, të parashikuar nga neni 175 i\n\nKodit Penal, në të cilin mund të përfshihet një rreth i kufizuar personash, siç janë punonjësit e doganave\n\nose punonjës të tjerë që kanë lidhje me veprimtarinë doganore dhe jo çdo punonjës i ngarkuar me\n\nfunksion shtetëror ose me shërbim publik nga të cilat që përbëhet subjekti i figurës së , parashikuar nga\n\nneni 248 i Kodit Penal.\n\nNga sa u tha më lart, arrihet në përfundimin se figura e krimit të kontrabandës nga punonjës që\n\nlidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal, është një variant i figurës së\n\npërgjithshme të krimit të shpërdorimit të detyrës, p parashikuar nga neni 248 i tij, e cila realizohet në një\n\nfushë specifike të veprimtarisë shtetërore, sikurse është ajo e doganave dhe prandaj këto dy figura krimi\n\nnuk mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën.\n\n_________________________________________________\n\nSEKSIONI VI\n\n\nVEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE TATIMET\n\nNeni 180\n\nFshehja e të ardhurave\n\n\n","statutory_number":null,"whole_instrument_recall":"not_established"}rdf:JSON |
| oa:hasSource | |
| prov:wasDerivedFrom | |
| schema:isPartOf |